LSI mban sot Konventën Kombëtare, Meta: Ky është agim i ri

Hënë, 25 July 2022 12:03

 

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta është rikthyer në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Para medieve Meta tha se rimarrë kartën e anëtarësisë dhe tashmë ‘ky është një agim i ri”. Po ashtu, ish-presidenti tha se është krenar që krijoi partinë në vitin 2004 për integrimin europian të vendit.

 

“Ja që nuk ka vetëm 24 korrik, por ka edhe 25 korrik,. Një ditë e re një agim i ri edhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për këtë dokumentin e LSI-së edhe sepse jam krenar që kam krijuar në 2004 një forcë politikë për të shpëtuar integrimin evropian që mbahte peng nga PS. Falë atij angazhimi të jashtëzakonshëm të LSI-së u bë rrotacioni që kleptokracia humbi ato mandate. Falë atij rrotacioni Shqipëria firmosi marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”, tha Meta.

 

Lëvizja Socialiste për Integrim mban sot në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve, Konventën Kombëtare. Meta prej kohësh kishte paralajmëruar se do të rikthehej në politikën aktive të vendit duke shprehur haptazi se nuk ishte dakord me politikat e ndjekura nga mazhoranca

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...