Berisha denoncon: Paratë për Inceneratorët dolën nga fondi i emergjencave

Hënë, 25 July 2022 14:56

 

Kreu i PD, Sali Berisha, ka vijuar denoncimet lidhur me aferën e Inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha denoncoi se paratë e Inceneratorëve u morën nga fondi i emergjencave nga Këshilli i Ministrave.

 

Kryedemokrati theksoi se ky fond përdoret vetëm në rastin e katastrofave natyrale dhe fatkeqësive të mëdha natyrore, ndërsa shtoi se Edi Rama, këtë fond, e përdori për të përvetësuar, bashkë me zyrtarët e tij, dhjetëra e dhjetëra milionë euro.

“Edi Rama është përgjegjësi numër 1 i vjedhjes monstruoze me aferën e djegësave. Për djegësin e Elbasanit dhe Fierit, ministria e Mjedisit që u përdor për këtë vjedhje, kishte zero lekë në buxhetin e saj. Paratë e djegësave u morën nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave. Ky fond përdoret vetëm në rastin e katastrofave natyrale dhe fatkeqësive të mëdha natyrore. Edi Rama, këtë fond, e përdori për të përvetësuar, bashkë me zyrtarët e tij, dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Me urdhër të tij, ai kaloi nga fondi i emergjencës dhjetëra e dhjetëra miliona euro, në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjet me inceneratorët. Edi Rama është përgjegjës sepse firmosi kontratën me procedurë të mbyllur, në një kohë kur enti zyrtar, Agjencia e Prokurimeve Publike, kishte denoncuar më përpara, si të paligjshme për prokurim procedurën me negociata të mbyllura”, tha Berisha.

Më tej Berisha e ka konsideruar ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku si “më të korruptuarën në Shqipëri”.

 

“Kush e zëvendësoi strumbullarin e aferës së djegësve Arben Ahmetajn, ministrin më të korruptuar të historive të qeverive po e zëvendëson ministrja më e korruptuar në historinë e Shqipërisë, mundet rajonit dhe Evropës. Ajo ka një meritë të vetme, ndarjen e parave të vjedhura që kur punon në bashki e deri sot me Edi Ramën. Belinda Balluku është autorja, drejton ministrinë që ndërton rrugë me çmime të dhjetë 12 fishta në krahasim me standardin evropian”, u shpreh Berisha në deklaratën për mediat

Modifikuar më Hënë, 25 July 2022 21:19

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...