LSI ndryshon emrin, Ilir Meta: Ju ftoj në Partinë e Lirisë!

Hënë, 25 July 2022 21:14

 

LSI ka ndryshuar emrin.

Ish-presidenti Ilir Meta tha në fjalën e tij në Konventën e LSI, se kjo forcë politike do të quhet 'Partia e Lirisë'.

 

"Ju ftoj, nga Partia e LSI, në Partia e Lirisë! Në parti e historisë, parti e referendumit!", tha Meta.

 

Emri i ri i LSI u miratua unanimisht nga anëtarët e Konventës Kombëtare, ndërsa u votuan edhe ndryshimet statutore.

 

Pjesë nga fjala e Metës
"Shqiptarët patriotë do t'i dalin për zot këtij vendi. Mos shisni votën, të mos ttradhtoni Ilir Metën, të mos tradhtoni Kushtetutën. Mos kujtoni ju se ai Dvorani është jurist i keq, ai nuk ka asnjë gjak shqiptari, është një mercenar siç ka shumë mercenarë të tjerë. Thonë pse po i hyn kësaj lufte çfarë të duhet ty, çfarë do të fitosh ti? Tregtarët hyjnë opër të fituar, atdhetarët hyjnë në të gjitha betejat për të cilat i kërkon vendi, të cilat i kërkon historia. Në ka beteja për të cilat nuk ia vlen vetëm që t'i humbësh por që luftën ta bësh deri në fund, por që ia vlen edhe të vdesësh, sot me besa-besë me të gjithë shqiptarët e ndershëm, me popullin e 2 marsit të shpallim non grata kleptokracinë. Të shpallim non grata rilindjen mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu të pazareve të 17 majit.

Nuk jam këtu për asgjë tjetër veccse për t'ju kërkuar që t'u tregojmë të gjithëve atyre shqipfolësve gjakprishr që s'kanë lidhje me ne, por t'i tregojmë edhe të gjithë botës se ne jemi një popull me dinjitet, se ne jemi një popull europian, një popull që padrejtësisht kjo mafie për interesat e saj por edhe të asaj mafies ndërkombëtare, t'u themi që ky është vendi ynë, që ky është një vend me të cilin askush nuk mund të luajë. Ne kemi vetëm një rrugë. Dhe kjo rrugë është referendumi! Referendumi do të jetë Shpata e Demokleut mbi të gjithë uzurpatorët e pushtetit dhe demokracisë, mbi oligarkët e pangopur. Ata që prekin sovranitetin dhe Kushtetutën do të kenë fatin e zi. Vetëm referendumi është garancia se Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Kemi parë si shiten dhe blihen politikanët, por nuk ka forcë në botë që të blejë 3 milionë shqiptarë. Dhe mos harroni atdheun, fëmijët tuaj dhe fëmijët tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë, atdhe nuk gjejnë, atdheu është vetëm këtu! Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë.

Prandaj, ju ftoj, nga Partia e LSI, në Partia e Lirisë! Në parti e historisë, parti e referendumit!"

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...