Meta tregon ku u frymëzua: Ja përse e ndryshova nga LSI në 'Partia e Lirisë'...

Hënë, 25 July 2022 23:20

 

Ish-Presidenti Ilir Meta tregoi në emisionin 'Open' se përse vendosi ta quajë partinë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë.

Meta deklaroi se ka vendosur ta quajë kështu LSI-në pasi është cënuar liria dhe të drejtat e qytetarëve. Ai u shpreh se ky është një frymëzim që vjen nga populli i 2 marsit.

 

"E quajta Partia e Lirisë sepse këtu është cënuar liria. Janë shkelur të drejtat e qytetarëve. Kjo është një frymëzim që vjen nga populli i 2 marsit.

 

Kjo forcë e re, përfshirë LSI-në e deritanishme dhe forcat e reja që duantë të gjejnë veten, janë frymëzuar nga populli i 2 marsit.

 

Përgjegjësia ime do të jetë për të organizuar brenda 2 muajsh Konventën përmbledhëse të ish-LSI, mendoj se jemi në një situatë krejt tjetër të rrethanave historike.

LSI e përfundoi misionin e saj për të zhbllokuar integrimin, çka e arriti përmes rrotacionit në 2005, pasi qeveria Nano po mbante peng Stabilizim Asociimit, atëherë e bëjmë para Serbisë e Malit të Zi.

Është e tmerrshme për popullin tonë dhe mua që ka 10 vite që Mali i Zi ka çelur negociatat dhe Shqipëria pati një çelje formale dhe do të jetë e vështirë të ecim."-tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...