Ilir Meta lajmëron organizimin e Revolucionit Antikorrupsion

E mërkurë, 27 July 2022 09:43

 

“Partia e Lirisë”, nën drejtimin e ish-Presidentit Ilir Meta, do të nisë aksionin për një revolucion antikorrupsion.

Këtë paralajmëron ish-këshilltari i Metës në kohën kur ishte në postin e Kreut të Shtetit.

 

Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook bën me dije se “sot, në ora 11:00, në selinë e Partisë së Lirisë mblidhet Komiteti Organizator”.

 

Sipas tij “qëllimi kryesor do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion”.

 

Ndërkohë kujtojmë se edhe ditën e djeshme në një dalje nga selia Meta njoftoi një betejë të ashpër me kleptokracinë që sipas tij ka marrë peng vendin. Ish-Presidenti gjithashtu i drejtoi një mesazh të qartë qytetarëve dhe të gjithë atyre që kanë dëshirën të denoncojnë skandalet dhe aferat korruptive të kësaj qeverie duke iu thënë t’i drejtohen personalisht Metës, pasi ai do t’i publikojë me zë dhe figurë, të pacensuruara ato.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...