“I ka mbushur me bubuzhelë që…”, Meta denoncon nepotizmin në Dogana: Shqipëria nuk mbledh as 20% e të ardhurave për artikuj të caktuar

E mërkurë, 27 July 2022 12:08

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga mbledhja e komitetit organizativ të kësaj force politike atakoi fortë qeverinë lidhur me korrupsionin në nivele të larta dhe nepotizmin në doagana që i shkakton një dëm të madh financiar shtetit shqiptar.

“Performanca më e ulët në mbledhjen dhe shpenzimet e të ardhurave publike. Sepse i ka mbushur doganat me bubuzhela, patronazhistë që vjedhin të ardhurat që duhet të shkojnë për qytetarët në vend. 27% e ka Shqipëria nivelin e të ardhurave. 43% e ka Serbia. Është vjedhje. Ka një emër. Është vjedhja e Esatit. Këto janë reformat që ka bërë Esati. Shihni lajmet seç bëhet.

Shikoni nepotizimin e doganave. Hapni sytë dhe ju si të tjerët, se as 20% nuk mblidhen të ardhurat për artikuj të caktuar që vijnë në dogana, se kanë bërë politikën e vjedhjes së shqiptarëve. Në vitin 2020 Shqipëria mblodhi 19.20% të prodhimit të brendshëm të të ardhurave tatimore. Kemi performancën më të ulët të sigurimeve shoqërore me 5.8%. Sipas DoingBusiness ngarkesa tatimore është 36.6%, shumë herë më e lartë se vendet e rajonit, prandaj ikin investitorët në Shqipëri. Këtu vijnë vetëm ata për të pastruar paratë e zeza dhe ato qiellgërvishtëset”, tha Meta.

Sipas ish-Presidentit korrupsioni ka sjellë varfërinë ekstreme në Shqipëri, ndaj ai theksoi se ky komitet organizativ e ka detyrë që të monitorojë dhe të nxjerrë në pah të gjitha aferat që bëhen me tenderat publikë në çdo bashki dhe institucion tjetër.

“Të gjitha këto janë bashkë, korrupsioni në majat më të larta, varfëria në humnerat më të thella dhe tradhtia e interesave kombëtare. Ky kudo vjedh, në çdo sekondë. Në çdo bashki, a keni ju ndonjë këshilltar në të gjitha bashkitë. Nuk keni. Ju i monitoroni. Jo nuk e bëni. Do filloni ta bëni sepse Revolucioni Antikorrupsion do ketë edhe një strukturë, edhe koordinator në çdo qark, bashki dhe çdo institucion ku vidhet. Se duhet të parandalojmë falimentimin e Shqipërisë se ai e ka projekt këtë”, nënvizoi Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...