Hakerat që sulmuan e-Albania nxjerrin online dokumentet e iranianëve të Manzës

Saturday, 30 July 2022 11:19

 

Vijon publikimi online i dokumenteve që mesa duket janë marrë nga faqja e e-Albania gjatë sulmit kibernetit të pak ditëve më parë. Faqja “Drejtësi për atdheun” ka nxjerrë së fundmi të tjera dokumente personale që u përkasin disa shtetasve iranianë që qëndrojnë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.

Bashkë me publikimin është shpërndarë edhe një mesazh në anglisht që duket se është shkruar nga një person që nuk ka njohuri të mira të kësaj gjuhe pasi ka gabime të shumta drejtshkrimore.

Pak a shumë në këtë mesazh thuhet: “Pse duhet të shpenzohen pasuritë tona për strehimin dhe financimin e grupit terrorist të Muxhahedin-e Khalq, ndërsa shqiptarët tanë të varfër dhe të privuar ende po vuajnë?

Ushqim dhe strehim falas për mbi 2000 të huaj armiqësorë me një histori të tmerrshme terrori dhe atentatesh? Nuk mund të gjenit diçka më të keqe? Çfarë ju bëri të jeni kaq të pavëmendshëm ndaj njerëzve tuaj? Krimi nuk paguan, as korrupsioni”.

 

Hakerat kanë publikuar disa karta shëndeti të lëshuara nga autoritetet shëndetësore shqiptare si dhe dokumenteve të lejes së qëndrimit të lëshuara nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Kufirit dhe Migracionit.

Dokumentet janë publikuar më poshtë, por kemi fshehur identitetin e tyre. Duket se ata që i kanë publikuar të dhënat janë kundërshtarë të muxhahedinëve dhe mbështesin linjën zyrtare të Iranit.

Në krahun tjetër autoritetet shqiptare vijojnë të këmbëngulin se të dhënat e shqiptarëve nuk janë cenuar. Edhe këtë të premte drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj foli me garanci se të dhënat janë të sigurta dhe nuk janë prekur

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...