Akuzat për Metën, Blushi: 5 pyetje dhe një sqarim për punëtorin e 'Sigurimit' Edvin Kristaq Rama

Saturday, 30 July 2022 21:51

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në rrjete sociale pas akuzave të kryeministrit Edi Rama për Ilir Metën.

Blushi i ka bërë pesë pyetje Edi Ramës në lidhje me punën që kryente në revistën e Sigurimit të Shtetit.

Në përfundim Blushi thotë se Edi Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimet për Ilir Metën.

 

Statusi i plotë
PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.

 

1⃣ - Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi "Në shërbim të popullit"?

2⃣ - Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit "Në shërbim të popullit" dhe në këmbim të çfarë?

3⃣ - Çfarë të lidh ty me spiunen "Neta" që karikaturove në revistën e Sigurimit?

4⃣ - A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen "Scavolini"? Po raportin ti e shkruajte?

5⃣ - Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e "Radio Lojës"?

Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.

Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.

Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit "Në shërbim të popullit", e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.

Gjithësesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi.

Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.

Ka shumë gjëra që kanë çmim.

Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi.

Djali i Netës i di shaka këto.

Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi!

BOLL U FSHEVE PAS FUSTANIT TË GRAVE DHE TË MAMIT! PËRGJIGJU TANI!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...