‘Akt i lartë tradhëtie kombëtare i Edi Ramës’, Blushi: Të anulohet urgjentisht koncensioni antikushtetues i Butrintit

Diel, 31 July 2022 21:17

 

Partia e Lirisë ka reaguar nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Tedi Blushi pas vendimit të qeverisë për dhënjen me koncesion të Parkut Kombetar të Butrintit.

Në një postim në facebook Tedi Blushi e konisederon këtë vendim një, “akt të lartë tradhëtie kombëtare i Edi Ramës!”.

 

Postimi i plotë:

Dorëzimi i Butrintit në duart e albanofobit, Richard Hodges akt i lartë tradhëtie kombëtare i Edi Ramës!

 

Të anulohet urgjentisht koncensioni korruptiv dhe antikushtetues!

Partia e Lirisë dënon me forcë aktin e rradhës të tradhëtisë kombëtare të Edi Ramës për dorëzimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në duart e një albanofobi, si Richard Hodges.

Caktimi i Hodges, si anëtar i bordit drejtues në koncensionin korruptiv dhe antikushtetues të Butrintit dhe drejtues shkencor i planit të menaxhimit të tij, është një tjetër tregues i qartë i vënies në funksion nga Edi Rama, për llogari të armiqve të Shqipërisë, të axhendës së shkatërrimit, shpopullimit dhe goditjes pa mëshirë të identitetit tonë kombëtar.

Urrejtja e madhe ndaj historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, nxjerrja në ankand e kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, shkatërrimi në Tiranë, Durrës dhe në të gjitha qytetet e vendit të simboleve tona kombëtare dhe sëfundmi dorëzimi i Butrintit në duart e albanofobit Richard Hodges, provojnë qartë se Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një Esad Pashë i ri.

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë, në veçanti komunitetit të shkencëtarëve, historianëve, arkeologëve, ekspertëve të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe të gjithë intelektualëve të reagojnë fuqishëm në mbrojtje të këtij atentati të rradhës që Edi Rama po i bën kombit shqiptar.

Kërkojmë me forcë nga Qeveria të anulojë menjëherë koncensionin korruptiv dhe antikushtetues të Parkut Kombëtar të Butrintit!

I kujtojmë Qeverisë se sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore të Parisit, përgjegjësia e ruajtjes dhe administrimit të pasurive që përbëjnë trashëgimitë kulturore universale nuk mund të kalojë kurrsesi në një organizëm shoqëror siç janë OJF-të, por ajo duhet të ngelet përgjegjësi e shtetit që ka nënshkruar Konventën.

Parku Kombëtar i Butrintit është një pasuri e paluajtshme me vlera të paçmuara kulturore dhe universale, e regjistruar në listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s, që Partia e Lirisë në aleancë me shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...