Meta, thirrje të fortë gazetarëve të ngrenë zërin kundër arrogancës së qeverisë

E mërkurë, 03 August 2022 14:43

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje sot gazetarëve të pavarur të ngrenë zërin kundër arrogancës së qeverisë, duke mbështetur plotësisht, një reagim të gazetares së njohur Beti Njuma lidhur me vdekjen tragjike të vogëlushes në Himarë.

“Të gjithë gazetarët e pavarur të ngrenë me forcë zërin dhe të reagojnë ndaj arrogancës dhe papërgjegjshmërisë që po varfëron dhe po i vret shqiptarët – shkroi Meta në Fb. - Kjo analizë e gazetares, Beti Njuma, një zë i fortë, i pavarur dhe autoritar në media, është edhe një ftesë për kolegët e saj për t'i thënë troç të vërtetat që i shohim, i prekim dhe i ndjejmë çdo ditë! Për lirinë dhe pavarësinë e medias të gjithë jemi bashkë në aleancë kundër këtij regjimi”, ka nënvizuar Meta.

Në vazhdim, ai ka shtuar protestën e gazetares Beti Njuma ndaj qëndrimit nihilist që mbajti kryeministri Edi Rama përballë fatkeqësisë së fëmijës në Himarë, që tronditi opinionin

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...