Berisha: Protestat do të jenë jetike. Ramën ta përzëmë nga Shqipëria, të shkojë te Vuçiç!

E mërkurë, 03 August 2022 21:31

 

Nga Vlora ku takoi qytetarë, sipërmarrës dhe ekspertë të turizmit, kryetari i PD, Sali Berisha foli edhe për protestat.

Lideri i opozitës tha se protestat do të vazhdojnë për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

 

Berisha tha gjithashtu se është kryeministri ai që duhet të largohet nga vendi dhe jo qytetarët, ndërsa i këshilloi Ramës që të shkojë në Beograd te Aleksandar Vuçiç.

 

 

"S’ka diskutim, protestat do të jenë jetike. Sepse ky është armik. Ai që dhunon votën e qytetarëve të tij, është armik i qytetarëve të tij. Ishte Fatos Nano, pranoi, bëri përpjekje por jo, ishte në pushtet, u largua, dha dorëheqjen. Ky nuk njeh dorëheqjen. Ky ka kryer kaq shumë vjedhje dhe afera, ndaj i duken vampirë ky, politikë etj. Ndaj, ju ftoj, siç e përzutë, se e ju e përzutë këtë herë dhe u detyrua të zgjedhë Durrësin, ta përzëmë edhe nga Shqipëria, të ikë ai, jo shqiptarët. Të shkojë në Beograd, atje e ka mikun e vet, të bëjë biznes dhe të bëjë çdo gjë me atë. Problemet e rëndësishme që ju ngritët do të jenë pjesë thelbësore e programit të PD", u shpreh Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...