Qytetarët revoltohen para zyrës së tij, Çuçi largohet nga godina e Ministrisë së Brendshme

E Enjte, 04 August 2022 20:11

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është larguar nga zyra e tij para fillimit të protestës për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase.

I kontaktuar nga “Euronews Albania”, Çuçi ka pohuar se nuk ka dashur që prania e tij brenda Ministrisë së Brendshme të merrej si provokim për protestuesit.

Në orën 19:00, pritet të fillojë protesta para Ministrisë së Brendshme, nga aktivistë të Shoqërisë Civile dhe qytetarë nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”.

 

Tubimi është njoftuar në rrjetet sociale, ndërkohë që dhe politikanë të opozitës kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

 

Më 2 gusht, shtetasi Arjan Tase përplasi për vdekje një 7-vjeçare, teksa kryente manovra të rrezikshme me skaf.

Tase, ishte efektiv policie dhe u përjashtua nga rradhët e policisë nga Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano.

Ditën e sotme, Prokuroria e Vlorës ka rrëzuar të gjithë hetimin e bërë nga Agjensia për Mbikqyrjen Policore për Arjan Tasen, për të cilin ngriti akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Në dëshminë e tij, Tase ka sqaruar se gomonia të cilën e ngiste ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend e për pasojë ai ka humbur kontrollin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Alarmante’/ Xhixho: 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë! Pseudoreformat, rrugë pa krye

Politikë

‘Alarmante’/ Xhixho: 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë! Pseudoreformat, rrugë pa krye

  Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho deklaroi sot se ajo që po ndodh në universitetet e vendit është alarmante, ku në prag të vitit të ri akademik, kemi 50 mijë studentë...

Austronautja e pare e Arabise Saudite, frymezim i Princit reformator

Globi

Austronautja e pare e Arabise Saudite, frymezim i Princit reformator

Arabia Saudite planifikon të dërgojë astronautin e saj të parë femër në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor në bordin e një anijeje SpaceX, Axiom, kompania që bëri marrëveshjen, konfirmoi për Insider.   Blerja është...

Të gjitha detajet nga dasma më e përfolur, Armina dhe Shkëlzeni i japin sonte fund beqarisë

Politikë

Të gjitha detajet nga dasma më e përfolur, Armina dhe Shkëlzeni i japin sonte fund beqarisë

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha sonte kurorëzojnë historinë e tyre në martesë. 25 shtatori do të mbahet mend gjatë. Gjithçka nisi rastësisht, ndërsa sonte kur plotësohet rreth një dekadë nga...