“Kur dalin të fortët polica shtrihet barkas”, Meta: Edi Ramës po i vjen koha e riedukimit dhe e mjekimit të detyruar

Premte, 05 August 2022 11:46

 


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat u pyet për ngjarjen tragjike në Himarë ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja dhe mungesën e reagimit të Presidentit Begaj.

Meta tha se nuk është detyrë e tij të merret me reagimet apo jo të presidentit të ri, ndërsa nuk i kurseu kritikat për kryeministrin Edi Rama.

 

Pyetje: Ngjarja tragjike në Himarë, presidenti Begaj nuk ka reaguar, si e komentoni?

 

Meta: Jam këtu si kryetar i partisë së Lirisë, se kur flet apo nuk flet një president kjo është çështje e një presidenti dhe nuk është etike për mua të shprehem për këtë çështje. Por turp të ketë ministri i Brendshëm që në vend të shprehet pas tre ditësh dhe të ketë ngushëllim merret pas tre ditësh. Pse Sali Berisha i kthen në polici këta që janë dënuar, Berisha e ka fajin që nuk kanë nxjerrë një komunikatë të qartë për ngjarje. Berisha e ka fajin për manipulimet në Elbasan.. Kur dalin të fortët aty polica shtrihet barkas sepse kështu e kanë krijuar këta Me qytetarët janë të fortë të mbysin me gjoba, sepse kanë në krye të qeverisë njeri që bullizon, dhe fut edhe në riedukim. Edi Rames po i vjen koha e riedukimit dhe e mjekimit te detyruar”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...

Denoncimi/ Erion Veliaj rriti 2.5 herë tarifën për trajtimin e mbetjeve në Tiranë

Politikë

Denoncimi/ Erion Veliaj rriti 2.5 herë tarifën për trajtimin e mbetjeve në Tiranë

  Anëtari i Kryesisë së PD-së, njëkohësisht edhe i deleguari politik për Tiranën, Belind Këlliçi gjatë një konference për mediat nga selia blu, ka publikuar për herë të parë dokumentin e...