Skandali/ Balliu: Inceneratori i Veliajt vjedh fondet e BE-së për bujqësinë

Hënë, 08 August 2022 09:17

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu reagoi pas lajmit se fondet për fermerët po shkojnë te inceneratori i Tiranës. Sipas tij, inceneratori i Veliajt po vjedh fondet e BE-së për bujqësinë.

POSTIMI I PLOTE

Ndërkohë që bujqësia është në krizë, çka ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve për qytetarët, duke ulur kështu edhe konsumin dhe duke rrezikuar me mijëra biznese në këtë sektor për tu falimentuar, paratë të cilat BE akordon në ndihmë të sektorit të bujqësisë i kalojnë inceneratorëve

SHPJEGIMI I FAKTEVE;

 

Inceneratori i Veliajt vjedh fondet IPARD të BE.

Personi fizik E.B administrator ME TË DREJTË FIRME tek INTEGRATED ENERGY BV SPV që ka marrë me koncesion INCENERATORIN E TIRANËS.

E.B ka blerë një tokë nga INTEGRATED ENERGY BV SPV.

Më pas E.B kontakton kompaninë CONSULTTING SE PARTNERS TË STELLA GUGALLIAS, që kjo të bëjë gati dokumentet për aplikim në AZHBR për përfitimin e fondeve IPARD.

Fondet IPARD janë GRANDE TË PAKTHYESHME TË BE QË MBËSHTESIN BUJQËSINË NË SHQIPËRI.

Pasi aplikon me ndihmën e kompanisë GUGALLES që është shpallur në KËRKIM NGA SPAK PËR INCENERATORËT, AZHBR i akordon fondet e BE, fonde me mbështetje maksimale 310 mijë euro.

E.B përfaqësues me të drejta të plota dhe me të drejtë firme i kompanisë së inceneratorëve.

Fondet IPARD janë për bujqësinë, për fermerët që janë në ditët e tyre më të vështira, dhe ndihma e BE ndaj këtij sektori përpihet nga inceneratori i Veliajt

Modifikuar më Hënë, 08 August 2022 10:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...