‘Eksodi biblik’/ Berisha: Regjimi i Ramës përzuri 744 mijë shqiptarë! 8 gushti, apel për PD dhe opozitën

Hënë, 08 August 2022 16:41

 

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka kujtuar 8 gushtin e vitit 1991, si dita e eksodit biblik të shqiptarëve të cilët u larguar nga vendi i tyre për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që la pas vetes diktatura e egër staliniste e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas luftës së dytë botërore.

‘Sot, ne e kujtojme këtë ditë pasi gjatë viteve 2014-2021, mbi 744 mijë shqiptarë morën rrugët e dheut, të përzënë me vrasje shprese nga regjimi i Edi Ramës. Britania e Madhe deklaroi sot se 44% e emigrantëve nga e gjithë bota, janë nga Shqipëria’, shkruan Berisha në Facebook.
Gjithashtu Berisha thekson se 8 gushti është një apel për PD dhe opozitën shqiptare për të bërë gjithçka që shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë dhe të mos ikin më nga vendi i tyre.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Një ditë që kurrë nuk duhet harruar!

8 gusht 1991 - dita e eksodit biblik të shqiptarëve; largimit nga vendi i tyre për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që la pas vetes diktatura e egër staliniste e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas luftës së dytë botërore.

Sot, ne e kujtojme këtë ditë pasi gjatë viteve 2014-2021, mbi 744 mijë shqiptarë morën rrugët e dheut, të përzënë me vrasje shprese nga regjimi i Edi Ramës. Britania e Madhe deklaroi sot se 44% e emigrantëve nga e gjithë bota, janë nga Shqiperia.

8 gushti është një apel për PD dhe opozitën shqiptare për të bërë gjithçka që shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë dhe të mos ikin më nga vendi i tyre! #sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...