Sulmi në shtëpinë e Trump qelbet erë intimidimi politik

Tuesday, 09 August 2022 13:45

 

Nga Amber Athey - 09/08/2022

Nga Amber Athey, THE SPECTATOR

Donald Trump bëri të ditur të hënën se FBI kishte mësyrë në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago. Dikush mund të supozojë se steka duhet të jetë tepër lart për Departamentin e Drejtësisë që të ekzekutojë një mandat kërkimi mbi një person që ka qenë lideri i botës së lirë. Me sa duket këtu nuk është rasti. Dhe, për fat të keq, nuk është as surprizë, duke parë gjuetinë e shtrigave që Biden dhe Demokratët kanë nisur kundër Trump që prej një viti e gjysmë.

Sipas raportimeve nga ‘New York Times’, agjentët shkuan në shtëpinë e Trump në Florida për të parë nëse kishte mbajtur apo fshehur dokumente sekretë që nga koha në Shtëpinë e Bardhë. Deri tani, prova e vetme e paraqitur për këtë ishte që ai “vonoi kthimin” e rreth 15 kutive me materiale në Arkivin Kombëtar (kutitë u kthyen në shkurt). Trump tha në një deklaratë se ai ka punuar me qeverinë për rikthimin e të gjitha dokumenteve të kërkuara.

 

“Pas bashkëpunimit me agjencitë përkatëse qeveritare, ky sulm i panjoftuar në shtëpinë time nuk ishte i nevojshëm apo në rrethanat e duhura”, tha ai në deklaratë. “Më hapën edhe kasafortën! Cili është ndryshimi midis kësaj dhe Watergate, kur operativët mësynë në Komitetin Kombëtar Demokrat? Këtu, në sensin e kundër, Demokratët mësynë në shtëpinë e Presidentit të 45-të të SHBA”.

Vendimi për të dërguar agjentët në shtëpinë e Trump, për vogëlsira të tilla si mbajtja e dokumenteve, qelbet erë intimidimi politik. FBI refuzoi të bënte komente, çka sugjeron se, të paktën për momentin, nuk kanë gjetur ndonjë gjë për të ndërmarrë veprime. ‘Los Angeles Times’ shkruante në shkurt se prokurorët do të duhej të provonin që Trump abuzoi apo i fshehu qëllimisht materialet, çka është një mision i pamundur. Kur u zbulua se Bill Clinton kishte mbajtur dhurata apo mobilje që nuk i takonin nga Shtëpia e Bardhë, ai i riktheu dhe situata u trajtua si keqkuptim. FBI nuk i mësyu në shtëpi. Pse e bëri te Trump? Ndoshta ka të bëjë diçka me atë që dhunimi i Aktit të Rekordeve Presidenciale mund ta ndalojë dikë që të garojë sërish për poste zyrtare. Hmm.

Komisioni për 6 Janarin, i udhëhequr nga Demokratët, nuk arriti të siguronte dëshmi për të ndryshuar përrallën që rrethon protestat, le më pastaj që të justifikonte referimin e Trump në Departamentin e Drejtësisë për akuza penale. Përkundrazi, shumë nga dëshmitarët kryesorë, të tillë si Cassidy Hutchinson, janë kundërshtuar publikisht nga burime të tjera. Prokurori i Përgjithshëm i New Yorkut dhe prokurori i Manhattanit janë përpjekur veç e veç për të kapur ish-Presidentin përmes bizneseve të tij, akuzave për evazion taksash, dhe vlerësime fiktive të kompanive. Sulmi i fundit duket thjesht si një tjetër skemë e marrë për të fundosur Trumpin një herë e mirë.

Ai na kujton edhe që Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland, nuk është ai i moderuari siç e pikturuan Demokratët kur u përpoqën ta fusnin në Gjykatën e Lartë. Garland ka mbikëqyrur politizimin më të keq të Departamentit të Drejtësisë në historinë moderne. Kur protestuesit u grumbulluan në mënyrë të paligjshme para shtëpive të anëtarëve të Gjykatës së Lartë pasi Gjykata vendosi të përmbyste vendimin e procesit Roe kundër Wade (i vitit 1973, për cilësimin e abortit si e drejtë kushtetuese – Syri), Garland nuk veproi. Kur prindërit folën plot pasion në mbledhjet e bordeve të shkollave kundër ideologjisë progresive për gjininë, teorinë kritike të racave dhe mbylljen e shkollave, Departamenti i Garlandit iu vuri nga një “etiketë kërcënimi” për t’i gjurmuar.

Sigurisht, kritikët e Trump do ta festojnë mësymjen e FBI-së. Nuk merakosen se ky lloj hetimi i pajustifikuar i kundërshtarëve politikë është pikërisht ai lloj autoritarizmi për të cilin paralajmëruan se do të instalohej nga administrata Trump. Mos harroni, administrata Biden do të na rikthejë normat dhe institucionet tona

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...