Berisha: Në 9 vite këta nuk shtuan asnjë burim energjie. TAP-i arritje, Shqipëria luajti rol kryesor

Tuesday, 09 August 2022 22:35

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur në takimin e organizuar për energjinë, ka akuzuar qeverinë Rama, se në 9 vite nuk ka shtuar asnjë burim të ri energjie.

Berisha kujtoi edhe rolin që luajti qeveria e tij, për nënshkrimin e marrëveshjes së gazsjellësit TAP, që sot është një korridor gazi ku Europa nuk varet nga gazi rus.

‘Energjia është një problem themelor për çdo vend, por e them me bindje të plotë dhe fakte, se Shqipërinë e sollëm në vitin 2013 në prag të një zgjidhje përfundimtare.

 

 

Kjo qeveri nuk ka shtuar asnjë burim. Janë të gjitha burime energjetike të licencuara para ardhjes së kësaj qeverie në pushtet.

 

Një tjetër aspekt ku Shqipëria luajti një rol thelbësor, është TAP. TAP është TAP-i për dy arsye kryesore; Qeveria e Azerbajxhanit donte që gazin e Kaspikut ta sillte në Europën Perëndimore. Absolutisht të gjitha vendet që kemi rrotull ishin kundër, përveç Shqipërisë e cila loboi fort dhe sot Europa ka një korridor gazi jo rus dhe aksionet e Shqipërisë në këtë nisëm, janë shumë të mëdha. Jo vetëm në rrafshin strategjik.

Këta që në 9 vite nuk qenë të zot të shtonin një burim energjie, në vend që të vazhdonin procesin me gazifikimin e vendit, e morën në mënyrën jo më serioze. Janë të filmuara një takim i Damian Gjiknurit në vitin 2014 me kompaninë Azere, Socar, për gazifikimin e Shqipërisë, gjithçka e rënë dakord më parë nga ne. Dhe të njëjtin akt, firmos 4 vite më vonë, me të njëjtin fjalor, e firmos kjo që është sot ministre. Çfarë bënë këta. Për të fshehur këtë papërgjegjshmëri të tyre thanë, se kontrata nuk parashikon dalje gazi në territorin shqiptar.

Kontrata parashikon dalje në Seman, dhe dalje tjetër në Fier, nëse Shqipëria vendos sasinë sa do të ketë për gazifikim dhe TEC. I ka të parashikuara, por kjo donte njerëz serioz që ta konsideronin energjinë çështje themelore të një vendi’, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...