PD e Kukësit nderon Havzi Nelën, vëllai i poetit: Rama të kërkojë falje për firmën e vdekjes

E mërkurë, 10 August 2022 14:41

 

Partia Demokratike, Dega Kukës, përkujtoi poetin e fjalës së lirë Havzi Nela në 34-vjetorin e varjes së tij nga regjimi komunist. Qytetarë dhe përfaqësues të PD vendosën kurora lulesh në monumentin e heroit antikomunist.

Vëllai i poetit, Shukri Nela i kërkoi Edi Ramës në këtë përvjetor, të kërkojë së paku falje për firmën që babai i tij vuri për varjen e Havzi Nelës.

“Minimumi të kërkojë falje. Ka thënë vazhdimisht që nuk e besoj se babi im të ketë firmosur për varjen e Havzi Nelës. Ja firma. Kjo është firma e Kristaq Ramës bashkë me 6 të tjerë”, tha vëllai i Havzi Nelës.

 

 

Dëshmitari i varjes së Havzi Nelës, Samedin Çerkezi rrëfeu se si ndodhi ngjarja.

 

“Kur është varur Havzi Nela, kam qenë këtu. Jam dëshmitar okular. Ai nuk vdiq, ndërroi jetë. Është ne zemrat tona dhe të gjeneratave që vijnë. Urrejtja për vdekjen e Havzi Nelës e tmerroi sigurimin e Enver Hoxhës, i cili edhe sot ka urrejtje ndaj demokracisë, lirisë dhe së drejtës”, tha Çekrezi.

Kryetari i PD Kukës, Admir Sinamati, në fjalën e mbajtur pas vendosjes së kurorave me lule para bustit u shpreh se 10 gushti do të kujtohet si dita e Martirit të Demokracisë, Havzi Nela.

“10 gushti është një ditë solemne. Është ditë solemne se ka të bëjë me përkujtesën. Ka të bëjë me nderimin për Martirin e Demokracisë, Havzi Nela dhe Partia Demokratike do ta shohë 10 gushtin gjithmonë si të tillë. 34 vjet ma parë regjimi obskurantist ndëshkoi me varje Havzi Nelën, Martirin tonë. Pikërisht në këtë vend ku jemi mbledhë të nderojmë Martirin. Me 22 prill të vitit 1967 në Shishtavec në mbledhjen e arsimtarëve të zonës u rebelua kundër reformave të Partisë - Shtet:

- Prishjen e kishave dhe xhamive.

- Futjen në kooperativë.

- Heqjen e veshjes së zonës.

Në fund po përmend fjalët e fundit të Havzi Nelës para litarit:

“I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mia i mora me veti. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër kambë. Kam nëntëqind e dhjetë lekë dhe kërkoj që këto t’u jepen të afërmve të mi (nanës)”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...