Meta për Ramën: Më vinte si xhol te rosaku, bënte foto me fëmijët e mi

E mërkurë, 10 August 2022 19:49

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk i ka kursyer ironitë teksa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për projektet e ndërtimit në Tiranë.

Gjatë takimit me strukturat dhe përfaqësuesit për Tiranë, Meta ka kujtuar kohën kur Rama ishte kryebashkiak, për të cilin tha se më parë bënte se mbronte trashëgimin kulturore dhe zonat e gjelbërta dhe se tani i shkatërron.

“Krijoji legjendën sikur e kishte prishur ky Parkun Rinia, pastaj te Parku i Elbasanit, më qepet si xhol nga pas, dhe më vjen atje tek ai rosaku ky, merrte kalamajtë e mi dhe dilte foto sikur po punonte për fëmijët dhe ky, pa shkoni pak tani aty te ai parku… tani që i ka të gjitha në dorë? Ça ka bërë? Një mal betoni. Gjysma e Tiranës këtej nuk e shikon më Malin e Dajtit, gjysma tjetër nuk shikon më Kodrat e Liqenit. Nuk shikohet më sepse ky ishte raporti i këtij me Tiranën, me të vërtetën, me gjelbërimin, hapësirat urbane, dhe me korrupsionin. Me vrap të madh kur merrja vendime të mbroja zonat e trashëgimisë kulturore të Tiranës, po kur i mori të gjitha në dorë ky? Në mes të ditës do ta ketë, me të qeshur dhe me të ngjeshur. Me drejtësi dhe me ligjet e tij, atë do përdorim ne. Por ky është raporti i tij me Tiranën. Shikoni, e dini ju shumë mirë, sa vuajnë ata për të marrë leje për të rregulluar derën, ama për të përmbysur hapësirat e gjelbra dhe për të bërë 70 kate male betoni, brenda ditës! Ka qejf që edhe kur i takon dikujt një e drejtë e ka qejf ta mbajë peng, pale të ndihmojë një njeri duke shkelur ligin. Bën namin për të marrë një ryshfet për tu dhënë një të drejtë të ligjshme… Ka alergji nga gjelbërimi, shikoni ca i ka bërë Tiranës, Durrësit, shikoni ca po i bën bregdetit të jugut. Vetë iku në Surrel sepse për mushkëritë e veta kujdeset, por për qytetarët është një xhelat i vërtetë”, tha Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...