'Kostoja e Qukës-Qafë Plloçë u trefishua'/ Berisha: Nuk ndalet vjedhja e dyshes Rama-Balluku me rrugët

Premte, 12 August 2022 12:56

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e nisi konferencën për shtyp duke u ndalur te skandali i rrugës Qukës- Qafë Plloçë.

“Së pari u falënderoj që jeni këtu sot dhe mbani gjallë informacionin për qytetarët.
Unë këtu jam për të deklaruar se, është e pandalshme vjedhja që dyshja Rama-Balluku po bën në rrugët e vendit.

Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka kaluar çdo afat kohor në historinë e vendit. 43 kilometra rrugë vazhdojnë prej 13 vitesh. Punimet për këtë rrugë kanë filluar në vitin 2009. Rruga u prokurua për ndërtim me një tender ndërkombëtar me 73 milionë euro.

 

Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, me një akt absurd, ai vendosi të anulonte ndërtimin e rrugës, pasi traseja ishte shtrirë në 10-12 kilometra, pasi financimi ishte i garantuar nga bankat e huaja.

Por ai nuk realizoi dot këtë bllokim, pasi detyrimet e Shqipërisë nga anulimi i kontratave do ndëshkonin vendin. Rruga që duhej të përfundonte në vitin 2014, vazhdon edhe në vitin 2022 dhe nuk ka shanse të përfundojë as këtë vit.

Çfarë ka ndodhur?

Nga 73 milionë që ishte fondi i prokuruar, gjer sot janë shpenzuar për ndërtimin e saj 225 milionë euro. Një rrugë që kalon në një territor jo shumë të vështirë, të jemi realistë. Të pjerrët, por jo të vështirë. Pa vepra madhore arti, tunele apo ura të gjata apo akuadukte të gjata. Është mbi trefishuar shpenzimi,” tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...