“Nëse presim si dikur të vdiste Enveri…”, Lubonja: Kur do populli të rrëzon, Rama ka hyrë në fazën “Putin”

Premte, 12 August 2022 18:27

 

Në rubrikën “Opinion” në News24, analisti Fatos Lubonja, foli në lidhje me reagimin e popullit dhe mbingopjen nga skandalet e kësaj qeverie.

Ai u shpreh se nëse e ndjen populli të rrëzon me protesta, dhe një gjë e tillë ka ndodhur edhe me diktaturën.

 

Lubonja shtoi se Rama ka hyrë tashmë në një fazë “Putinike”, ndërsa shtoi se ligji për lustracionin po bëhet me qëllim nxjerrjen nga sistemi të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

 

“Ligji për lustracioni po bëhet për të përjashtuar Berishën e Metën nga sistemi. Ky është skandal. e ka thënë edhe Berisha që ligji që bënë atëherë përjashtonte lustracionin, që ka të bërë me mohimin e disa të drejte themelore të njeriut.

 

Është problem. Ligji ka qenë që thjeshtë informon ti si institucion. Ka një vendim të Kushtetueses që e kanë aprovuar vetë këta sepse Berisha e donte me lustracion. Vetë ligji ka pasur një afat.

 

Nëse Rama e bën një ligj të tillë, është pyetja sa do të durojë ky popull. Rama bëri atë të koalicioneve, sepse do ta bëjë me forcën e kartonit, me çfarë do ta kundërshtojmë ne? Do të shkohet në Gjykatë Kushtetuese, ka disa mekanizma, por pasi të ezaurohen, si mund të shpëtojmë nga kjo bandë.

Në kohën e Enverit thonim kur do të vdesë Enveri pastaj erdhi Ramizi. Nëse presim prap të njejtën gjë do të vijë një shok tjetër.

 

Nëse e ndjen populli të rrëzon. populli më shumë ngrihet për kuletën se për liri e demokraci. 1996 u vodhën votat, dolën 5 veta u rrahën nga Berisha e s’ndodhi asgjë. Kur u bënë firmat piramidale dolën vetë populli ne vetëm e ndoqëm, madje edhe e frenuam ndonjëherë. Në këto 100 vite kemi edukuar skllevër bij skllevërish, ç’të presim më?

 

Protestat përmbysin një qeveri, megjithatë një përmbysje me dhunë nuk është pozitive. Demokracia do ndërrim pushteti me zgjedhje. Dallimi i vendit tonë autoritar me vendet demokratike pas 8 vitesh maksimumi një qeveri sado mirë të ketë qeverisur humbet pikë dhe largohet. Rama ka hyrë në fazën Putin se sa më shumë që rrinë në pushtet aq më shumë vota merr. Në mandatin e Parë i duhej Meta, në të dytin donte tepsinë, ndërsa tani është më keq. Kaq mirë paska qeverisur ky?”, u shpreh Lubonja

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...