Vasili: Me naftën nën 170 lekë, Maqedonia e Mal të Zi janë pasqyra e fytyrës së Bordit të Hajdutëve!

E Enjte, 18 August 2022 09:18

 

Deputeti i PL, Petrit Vasili, deklaroi sot se dy vende të rajinit, Maqedonia dhe Mali i Zi, janë pasqyra ku shihet qarte fytyra e Bordit të Hajdutëve, duke iu referuar kështu Bordit të Transparencës së ngritur nga qeveria që cakton çmimet e naftës në Shqipëri.

"Bordi i Hajdutëve Qeveri plus Oligarki rriti dje përsëri në mënyrë mafioze, çmimin e naftës me 6 lekë, - tha Vasili. - Ndonëse çmimi i naftës në bursa bie deri më poshtë se para luftës, Bordi, me urdhër të oligarkëve vazhdon rritjen.

Justifikimet e Bordit janë të një paturpësie të padëgjuar. Shikoni çmimet në Maqedoni e Mal të Zi!

Po mirë mo Bordi i Hajdutëve, po kjo Maqedonia nuk i sheh bursat që çmimin e naftës nuk e lëviz nga 90 denarë (rreth 170 lekë)?!

 

Po mirë mo Bordi i Hajdutëve, po Mali i Zi nuk i sheh këto bursa që e mban çmimin e naftës edhe nën 170 lekë?!

Vjedhja përmes Bordit po konsumohet sheshit. Ka vetëm dy zgjidhje që nuk presin më: Shkrirje e menjëhershme e Bordit të Hajdutëve; ulje e taksave që rëndojnë mbi naftën," theksoi Vasili dhe shtoi:

P.S Fotot jane te çmimeve dje ne Maqedoni dhe Mal te Zi

Modifikuar më Saturday, 20 August 2022 15:37

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...