Berisha: Subvencionet e fermerëve vidhen. Zotimi i Ramës për bujqësinë, ‘100 fermat e Saimir Tahirit me shokë’

E Enjte, 18 August 2022 11:57

 

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë takimit me fermerë se subvencionet e bujqësisë vidhen.

Berisha deklaroi se zotimi i Ramës për bujqësinë ka qenë "100 fermat e Saimir Tahirit me shokë", ndërsa shtoi se bujqësia dhe blegtoria po shkojnë drejt falimentimit.

"Bujqësia është në rënie. Në rënie të madhe është blegtoria. Nga viti 2018 sipas statistikave të qeverisë janë më pak sot 130 mijë kokë lopë, janë mbi 300 mijë dele, 220 mijë dhi e me radhë. Në total janë 640 mijë lopë, dele, dhi, derra më pak sot se sa ishin në vitin 2018. Të gjitha këto për shkak të çrregullimit të madh të tregut. Për shkak të injorimit plotë të fermerit, mungesës së subvencioneve për kokë, për prodhim. Kjo qeveri, si në çdo sektor edhe në bujqësi ka dy mantra, mashtrimin dhe propagandën. 100 ferma thotë, 100 ferma të nomeklaturës socialiste të Saimir Tahirëve me shokë. Ky ishte zotimi i saj për bujqësinë.

 

Ndërkohë, hapja e doganave, hapja e kufive jashtë çdo lloj standardi, BE është me përcaktim bashkim në tregtinë e lirë, por me kuota. Edhe me kuota në periudha të caktuara, me marrëveshje të heshtur shesin njëherë të vetat dhe pastaj hapen për te tjerët. Greqia në periudhë të caktuar nuk pranon mollë, do të shesë njëherë mollët e veta, pastaj do të vijnë mollët e tjera. Këtë patëm filluar ta bëjmë edhe në.

 

Kurse tani prodhimeve u thotë do krijojmë gropat e mëdha se po nda ndotin mjedisin. I hoqi projektet e subvencionit dhe i marrin e i çojnë, i ndajnë me ata që i financojnë, vjedhin dhe tallen me bujqësinë. Kosova në fillim të luftës, përveç subvencionit të zakonshëm shpalli se për një ha grurë do të subvencionojmë 400 euro. Këta pritën pasi u korr gruri të thonë se do subvencionojnë 30 mijë lekë. S’ka marrë kush as subvencion, as naftë, vetëm vjedhin"

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...