Do mbajnë radhë kriminelët e botës për të investuar në Shqipëri, do kacafyten për pasaportën shqiptare

Saturday, 20 August 2022 09:57

 

Nga Grigels Muçollari.

"I am from Albania": kështu do të thonë mafiozët kur të kalojnë në hapësirën Shengen me pasaportë shqiptare në dorë.

Si fillim, qeveria do t'i shqiptarizojë me shpejtësi. Do t'u mësojë të votojnë PS që në 8 të mëngjesit të zgjedhjeve. Do t'u japin komente të gatshme në shqip, ku lavdërohet Rama, Veliaj dhe Balla.

Po cilat janë kriteret e dhënies së shtetësisë shqiptare? Ja disa:

Kush është trafikant e mashtrues do jetojë në Tiranë si ndërtues. Kush namin ka si mafioz, do paraqitet si investitor serioz.

Qeveria ka marrë përsipër një mision higjienik, të pastrojë paratë e krimit ndërkombëtar. Kush i ka të pista, do e bëjnë shqiptar. Shqiptar me letra. Do të mbajnë radhë të gjithë kriminelët e botës për të investuar në Shqipëri. Do tëkacafyten për pasaportën shqiptare sporteleve të gjendjes civile.

Ndonjëri mund të bëjë edhe martesë për letra. Shqipëria e Ramës, Toka e Premtuar e kriminelëve. Ju duket shaka?!

Një kryeministër që largon mjekë për të marrë trafikantë, çfarë është, i shitur apo i blerë?

Një shtet, që për të marrë një pasaportë shqiptare, ua nxin jetën emigrantëve dimër e behar me procedurat e veta të stërzgjatura, me ditë të tëra në pritje, sorollatur nga një zyrë në tjetrën, si në Shqipëri dhe në konsullatat e saj jashtë.

Një shtet që për para i shet amnisti kriminelëve.

Një shtet që për para shet pasaportën e tij.

Turp o faqezinj!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...