Neni 55 ne veprim dhe ne 2022/Qytetari refuzohet nga institucionet se kritikon qeverinë

Saturday, 20 August 2022 15:22

 

Zjarri i dogji banesën, por emergjencat civile dhe bashkia Fier nuk e dëmshpërblejnë për shkak të bindjeve politike. Qytetari Sokol Seitaj denoncon për Syri Televizion skandalin e kryer nga bashkia e Fierit dhe Emergjencat Civile, të cilat prej dy vjetësh e zvarrisin dhe nuk i ndërtojnë shtëpinë, e cila iu dogj aksidentalisht nga një zjarr në nëntor të vitit 2020. Ky rast tregon se në Shqipëri është duke u zbatuar ligji famëkeq i komunizmit, ku njerëzit dënoheshin për agjitacion e propagandë.

Këto janë rrënojat e shtëpisë së Sokol Seitajt nga fshati Gorishovë i Fierit. Banesa dy katëshe e familjes Seitaj u dogja nga një zjarr i rënë aksidentalisht dy vjet më parë.

 

 

Bashkia e Fierit ngriti një grup për rivlerësimin e dëmit të shkaktuar nga zjarri, i cili konstatoi vetëm disa dëme sipërfaqësore, pavarësisht se flakët kishin djegur gjithë shtëpinë.

 

Por Sokol Seitaj, i pakënaqur nga vlerësimi i bërë herën e parë, ankimoi vlerësimin e banesës pranë Komisionerit Kundër Diskriminimit.

Ky institucion, sipas shkresës zyrtare, ka konstatuar se bashkia e Fierit ka kryer diskriminim ndaj shtetasit Sokol Seitaj për shkak të bindjeve të tij politike.

Ndaj Komisioneri urdhëroi bashkinë e Fierit të dërgojë një grup të ri për rivlerësimin e dëmeve të banesës. Por edhe grupi i dytë, sipas pronarit të banesës, në vend që të kryente vlerësim të drejtë të dëmeve, ka bërë të kundërtën.

Këtu duket se ka hyrë në fuqi de facto ligji famëkeq i komunizmit, ku njerëzit dënoheshin për agjitacion dhe propagandë. Rasti i Sokol Seitajt tregon se është i tillë, pasi vetëm për shkak të bindjeve të tij politike, ai dhe familja e tij është diskriminuar nga bashkia e fierit apo dhe institucione të tjera në këtë qytet.

Por teksa kanë kaluar dy vjet dhe janë kryer dy akt vlerësime të ndryshme për dëmet e shkaktuara nga zjarri, Sokol Seitaj ende nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim nga bashkia dhe emergjencat civile për shtëpinë e tij.

Prej dy vjetësh, Sokol Seitaj dhe familja e tij, pasi mbetën pa shtëpi, u detyruan të largohen nga fshati i lindjes në Gorishovë për të jetuar në Fier në një banesë me qira, të cilën e paguajnë vet, pasi as bonusin e qirasë nuk e kanë përfituar.

Në këtë denoncim në syri televizion, Sokol seitaj kërkon dëmshpërblim dhe rindërtimin e banesës që iu dogj dy vjet më parë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...