Si e përdorën serbët shqiptarin Abazoviç!

Saturday, 20 August 2022 17:00

 

Dritan Abazoviç qeverisi vetëm 115 ditë si kryeministër i Malit të zi. Përgjatë katër muajve, shqiptari që mendohej se do të bënte histori, nuk do mbahet mend për gjë përpos zellit që tregonte ndaj udhëzimeve të Beogradit zyrtar.

Aq i zedllshëm u tregua në ato pak muaj qeverisje, sa duket se kjo ka bezdisur dhe vetë serbët e Malit të Zi, të cilët duket se përpara nostalgjisë për Beogradin zyrtar kanë vënë interesat e kombit të tyre. Këtë e tregoi qartazi dhe votimi i mocionit që mori 50 nga 41 vota që duheshin në parlament për shkarkimin e Abazoviç.

Bashkimi i votave të partisë së Milo Gjukanoviçit me pjesën tjetër të partive serbe, kryesisht në opozitë e ka domethënien brenda.

 

Tashmë duket se zgjedhjet janë afër në vendin tonë fqinj. Brenda 90 ditëve do të duhet të zgjidhet kryeministër i ri, dhe Abazoviçin nuk e shpëtoi as joshja që tentoi t'i bënte opozitës për ta futur në qeveri.

Eshtë shembulli më i qartë se si Aleksandër Vuçiç e përdori Abazoviçin për interesa të Kishës serbe atje dhe më pas e flaku si 'limon' i shtrydhur. Nga ana tjetër në vendin fqinj është krijuar bindja se marrëveshja me Kishën serbe për pronat, është bërë me investimin e drejtpërdrejt të Edi Ramës.

Nga pesë firmat e asaj marrëveshje 3 janë shqiptare, çka e komprometon së tepërmi rolin e faktorit shqiptar atje.

Por kjo narrativë, bëhet më e besueshme po të shohësh dhe sjelljen e Abazoviç si në rastin e samitit të Ohrit për 'Open Ballkan' kur mori pjesë pa pëlqimin e presidentit Gjukanoviç (Rama do e shiste si fakt të kryer anëtarësimin e Malit të Zi në 'Open Balkan' pas prezencës së Abazoviç aty). Kryeministri me origjinë shqiptare, për këtë çështje duhet të ngrihej së paku në lartësinë e Presidentit të vendit të tij, qëndrimi i të cilit përkonte jo vetëm me interesat e qytetarëve malazez, por edhe të faktorit shqiptar në Ballkan.

Duket qartë se Abazoviç është mbështetur tek personat jo të duhur për të zgjatur mandatin e tij politik.

Për të fituar simpatinë e serbëve atje, ai ndoqi me përpikmëri udhëzimet e Aleksandar Vuçiç, mikut të Edi Ramës, ku kulmi ishte firmosja e marrëveshjes me Kishën Ortodokse serbe, ndërsa për të mbajtur ndezur simpatinë e shqiptarëve, u bazua tek mbështetja e Edi Ramës i cili duhet thënë se në trojet jashtë Shqipërisë ka mbështetjen më të ulët që ka pasur ndonjëherë ndonjë kryeministër shqiptar.

Dritan Abazoviç përkundrejt këshillave të Ramës, Vuçiç apo dhe ndonjë spin doktor-si që ka vajtur atje me porosi të kryeministrit shqiptar, nuk ia vuri veshin zërit ndërkombëtar që e këshillonte të mos e bënte. Përfundimi! Sot Dritan Abazoviç mund të quhet me plot gojën një “vërrë në ujë” duke shpërdoruar kështu keqazi mundësinë e faktorizimit shqiptar në Malin e Zi por edhe në Ballkan!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...