Berisha komenton rrëzimin e Dritan Abazoviç: Gaboi kur mbështeti 'Ballkanin e Hapur'

Saturday, 20 August 2022 18:18

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, komentoi rrëzimin e Dritan Abazoviç nga posti i kryeministrit të Malit të Zi, duke thënë se bëri një gabim fatal, duke firmosur marrëveshjen me kishën e Serbisë. Berisha theksoi se Abazoviç gaboi edhe kur mbështeti nismën për Ballkanin e Hapur, që vendos hegjemoninë serbe në rajon.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi zhvillimet në Malin e Zi, pas rrezimit të qeverisë së Dritan Abazoviç. Në një reagim në Facebook, ish-kryeministri Berisha deklaroi se Abazoviç bëri histori duke u bërë i pari kryeministër i Malit të Zi me orgjinë shqiptare, por gaboi duke firmosur, një marrëveshje kundër interesave të vendit, çfarë solli më pas edhe rrëzimin e tij. Berisha cilësoi si gabim edhe mbështetjen që Abazoviç i dha projetit për Ballkanin e Hapur, duke u rreshtuar krah presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit Edi Rama.

“I ri, energjik pro-europian e kam pritur mirë emërimin e tij në atë post. Por mjerisht Dritanit në detyrë siç thotë populli ynë një fjalë i peshoi bishti (viçi) më rëndë se koka. Në një gabim fatal firmosi një marrëveshje me Kishën raciste të Serbisë në kundërshtim flagrant me interesat, pavarësinë e Malit të Zi dhe interesin e shqiptarëve në vendin fqinj, marrëveshje që nuk e firmosi as paraardhësi i tij serb. Po kështu Abazoviçit i rëndoi bishti (viçi) më rëndë se koka kur u rreshtua me presidentin e serbomadhisë ultranacionalistin Vuçiç dhe vasalin e këtij të fundit Edi Rama në nismën e Ballkanit të Hapur, projekt që i kundërvihet nismës së Berlinit dhe vendos hegjemoninë serbe dhe influencën ruse në rajon.”-shkruan Berisha.

 

 

Lideri i Partisë Demokratike e përmbyll reagimin e tij, duke thënë se Abazoviç është politikan i ri dhe duhet të nxjerrë mësime për të mos lejuar, më të tilla gabime, dhe si shqiptar nuk mundet kurrë të dëshmohet serb më shumë se vetë serbët

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...