Berisha: Rreziku qëndron mbi ne si shpata e Demokleut, Dibra po boshatiset!

Tuesday, 23 August 2022 18:06

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim që po e zhvillon në Sllovë, Dibër, shprehu nderim për dëshmorët e atdheut, Elez Isufi dhe Isuf Xhelilit të cilët luftuan në mbrojtje të Shqipërisë që ishin nën rrezikun e serbëve.

Po ashtu si në atë kohë u shpreh Berisha që Shqipëria rrezikohet nga serbët dhe qarqet e tyre edhe sot është i njëjti rrezik.

"Shpreh kënaqësinë që takohem me ju në këtë vend, në Sllovë, trevë e cila ka kontribute thelbësore në historinë e Dibrës por edhe në historinë kombëtare.

Sot kërkoj këtu nga ju në këto moment të ngrihemi dhe të nderojmë të rënët nga regjimet komuniste dhe naziste, pasi europa e ka cilësuar 23 gushtin si një ditë nderimi të tyre.

 

Kam nder të madh që mblidhemi përpara monumentit kushtuar njërit prej më të shquarit të kombit shqiptar Elez Isufit, por edhe Isuf Xhelilit të cilët qëndruan guximshëm në mbrojtje të Dibrës por edhe të kombit shqiptar.

Në shqiptarët në kanë ndjekur rreziqet sepse kemi pasur fatin të kemi vend të mrekullueshëm por kemi pasur fqinj që e kanë lakmuar këtë vend.

Dibra me në krye Elez Isufi Isuf Xhelilin dhe burrat e kësaj treve u mbrojtën nga kërcënimi serb.

Por ashtu si në atë kohë edhe sot jemi në të njëjtën pozite sepse Shqipëria është përsëri në rrezik, i cili qëndron përmbi ne si shpata e Demokleut.

Dibra por e gjithë Shqipëria po I humb pjesëtarët e vet si asnjë komb tjetër në botë dhe nga statistikat që nga 2014 vetëm në zonën e BE janë larguar nga vendi rreth 750.000 qytetar."- u shpreh kreu i PD, Sali Berisha në Sllovë, Dibër

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...