Meta tregon çfarë e pret qeverinë Rama: Këtë radhë do të shpartallohen, jo gropë, por humnerë për ta!

E Enjte, 25 August 2022 17:11

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot e në muajin shtator do të ketë një rikthim të shpresave dhe do të jetë një energji e re për të vendosur shtetin ligjor.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, Meta hodhi akuza ndaj qeverisë Rama, të cilën e quajti kriminale.

“Ajo që ka filluar të ndodhë është e qartë, është një rikthim i shpresave, i aktivizimit të qytetarëve për të rifituar të drejtat që kanë humbur për shkak të një qeverie kriminalë. Kjo qeveri ka përzënë rreth 700 mijë shqiptarë. Energji e re për të vendosur shtetin ligjor dhe drejtësinë”, u shpreh Meta.

 

Ai nënvizoi më tej se Rama ka demotivuar të rinjtë dhe se në shtator ata (qeveria) do të shpartallohen.

 

“Mezi po e presim shtatorin, tani jemi në një fushë do të e drejta e vërteta. Ata gjithmonë kanë stisur dhe do të shpikin. Ata gjithmonë janë mundur dhe këtë radhë do të shpartallohen. Nuk është një gropë, por është humnerë për ta”, tha ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...