'Rekordet e zeza të qeverisë Rama', Blushi: Shqipëria e para në rajon për numrin e të burgosurve...

Tuesday, 30 August 2022 15:01

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka dale para medieve gjate mesditës së sotme. Ai ka akuzuar qeverinë Rama se ka rritur nivelin e varfërisë dhe ka shtuar korrupsionin.

“Por një tjetër rekord i zi, tepër tronditës dhe i paimagjinueshëm është që Shqipëria radhitet e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullatën”, tha Blushi.

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

 

Në dhjetë vite në pushtet Qeverisja e korruptuar dhe e inkriminuar e Edi Ramës e ka kthyer Shqipërinë në vendin e parë në rajon dhe në Europë për:

1. Nivelin më të lartë të varfërisë.

2. Nivelin më lartë të korrupsionit.

3. Për numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE

4. Nivelit më të lartë të kriminalitetit dhe trafiqeve

5. Për dhunimin e lirisë së medias.

Por një tjetër rekord i zi, tepër tronditës dhe i paimagjinueshëm është që Shqipëria radhitet e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullatën.

Lajmi bëhet i ditur nga organizata prestigjioze “Ëorld Prison Population” edicioni i 13, e cila e radhit Shqipërinë me 179 pikë, ndërkohë që të gjithë vendet e rajonit janë poshtë kësaj shifre tronditëse dhe konkretisht:

Mali i Zi me 139 pikë

Maqedoni e Veriut me 103 pikë

Kosova me 93 pikë

Bosnja dhe Hercegovina me 83 pikë.

Ky tregues kaq kritik është prova më e qartë se në Shqipëri në vend që të hapen vende pune, shtohen personat në burgjet.

Në vend që Shqipëria të kthehet në vendin e shpresës, është kthyer në një burg të madh.

Shkaku kryesor dhe i pakundërshtueshëm i kësaj situate është vetëm varfëria, humbja e shpresës për shkak se vendi qeveriset nga një Qeveri hajdute që grabit miliarda me inceneratorët, koncensione, tendera e që praktikisht vjedh në çdo gjë.

Ky fakt provon se në Shqipëri, me Qeverinë e Edi Ramës rritet vetëm varfëria dhe burgosja.

Në vendin me kriminalitetin më të lartë në rajon, Qeveria i mbush burgjet me hallexhinjtë dhe jo me kokat e vërteta të korrupsionit, të krimit të organizuar, trafikantëve dhe pastruesve të parave.

Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun.

Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë vendimtar!

30 gusht 2022

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...