Kreu i PD Sali Berisha, bashkëbisedim me ekspertë dhe përfaqësues të biznesit dhe familjarë

Tuesday, 30 August 2022 20:28

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur alarmin se në Shqipëri, varfëria ekstreme është katërfishuar nën qeverisjen e Edi Ramës.

Në tavolinën e organizuar me ekspertët dhe përfaqësues të biznesit dhe famijarë në lidhje me konsumin dhe rritjen e çmimeve në vend, Berisha theksoi se problem themelor me të cilin përballen shqiptarët sot, është varfërimi i frikshëm në rritje.

Berisha: Ne kemi zgjedhur këtë format për të diskutuar probleme themelore, me të cilat përballet shoqëria jonë. Natyrisht, si PD, në mënyrë të padiskutueshme për të marrë, përzgjedhur, reflektuar në programin tonë, këto mendime që ne të përgatitemi për përgjigjen më të mirë me problematikën e madhe që përballet Shqipëria.

 

 

Në këtë kontekst është jashtë çdo dyshimi se, problem themelor me të cilin përballen shqiptarët sot, është varfërimi i frikshëm në rritje. Kjo është gjeja më evidente, e tregojnë në mënyrë të pamohueshme të gjithë treguesit që masin varfërinë.

 

Dëshmohet nga fakti se, në rast se në 2013 ne ishim vendi me rrogat dhe pensionet më të larta në rajon, sot i kemi më të ulëtat në rajon. Në 2013 ne kishim 1.03 % varfëri ekstreme sipas Bankës Botërore, sot është katërfishuar. Këta janë familje që marrin më pak se 1 $ në ditë. Ishin 14 mijë familje, tani janë mbi 50 mijë familje

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...