Efekti 'Nano', policia në kaos dhe krimi në terren! Prej 29 gushtit 5 të vrarë, dy atentate dhe dy të plagosur

Diel, 04 September 2022 10:27

 

Krimi i organizuar e ka shfrytëzuar mirë situtën e zhurmshme që Policia e Shtetit po kalon që prej 29 gushtit, ditës kur qarkulloi për herë të parë lajmi i shkarkimit të Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së Shtetit.Teksa në tryeza po diskutohej për emërimet e reja në polici në vend janë regjistruar 5 të vrarë, 2 të plagosur, si dhe 2 atentate.

Kaosi në të cilin është përfshirë Policia e Shtetit në javët e fundit që lidhen me rokada apo me shkarkime, duket se u ka dhënë një terren të përshtatshëm bandave kriminale dhe jo vetëm për të larë hesapet me njëri-tjerin.

Që prej kohës kur në media përflitej një shkarkim i mundshëm i Gledis Nanos, në vend janë regjistruar ngjarje të rënda. Në Shkodër, e cila ka qenë një 'patate' e nxehtë për çdo drejtues policie, u regjistrua një atentat ndaj një 25-vjeçari.

 

Sipas policisë ngjarja në fjalë u dokumentua por autorët janë ende në arrati. Në Lezhë më 29 gusht në Grykë Zezë të Lezhës, Besnik Pjetri vrau ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjetër Përjakun.

 

Vrasja ndodhi pas një konflikti që erdhi pas divorcit të Besnik Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku, për këtë ngjarje ende nuk kemi autor të arrestuar.

Pa kaluar ende 24 orë vendi u trondit sërish, epiqendra kësaj radhe do të ishte kryeqyteti. Arsen Muskurti vrau me armë zjarri vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurti pas konflikteve për pronësinë e një Agjencie Turistike.

Me 31 shtator Ministri i Mrendshëm njofton zyrtarisht shkarkimin nga detyra të Gledis Nanos dhe teksa në polici po diskutohej emri i kandidatit për postin e Drejtorit të ri dhe emërimet e tjera në disa struktura të veçanta të uniformave blu, ngjarjet kriminale nuk u ndalën aspak.

Në Shkodër vritet Ismet Çekorja, i cili rezulton të jetë babai i Bajram Çekores, i shpallur në kërkim në lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçajt. Pa u mbushur 24 orë nga kjo ngjarje, në Vlorë iu bëhet atentat dy punonjësve të policisë, ndërsa në Dibër një person plagoset rëndë me armë zjarri për shkak të gomës së makinës./Oranews

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...