“Po terrorizon qytetarët”, Klevis Balliu në “Prestige Resort”: Dallëndyshja filloi punë në 9 të darkës në 8 ishte këtu, është vënë për këtë punë nga Rama. E ka firmosur vetë projektin

Diel, 04 September 2022 12:43

 

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu, ka vizituar sot Prestige Resort, i cili për të tretën ditë radhazi po i nënshtrohet një aksioni të paligjshëm nga IKMT.

Balliu u shpreh në një lidhje live për News24 se kjo është mënyra se si një regjim mafioz i lidhur me drogën reagon.

 

“Nuk ka diskutim që ku akt ka të bëjë me politikën e Ramës, resorti është një justifikim. Nëse do të kishte problem që nuk ka, ky resort ekziston prej vitesh. Resorti ka ndihmuar Shqipërinë në kohë të vështira, si në rastin e tërmetit dhe afganët. Por Rama solli matrapikun taleban këtu. Të denoncosh inceneratorët, doganat, atëherë rrezikon pushtetin. këto janë veprime paniku, reagimi i tij është matrapiku e dhuna. Kjo është e vetmja mënyrë reagimi që njeh në diktator.

 

Atij nuk i duhet as turizmi as qytetarët as Shqipëria, i duhet pushteti,. nëse rrezikohet pushteti le të digjet Shqipëria.
Pashë disa fëmijë që shqyenin sytë përballë këtij matrapiku, për një projekt që Rama e ka bërë vetë, jo vetëm që ka dhënë lejen por është arkitekti, e ka vizatuar vetë me duart e tij. E ka krijuar dhe sot e shkatërron, vetëm për interes të pushtetit, nga frika e paniku që e ka zënë nga denoncimet.

 

Nëse nuk do të ishin denocuar vjedhjet e inceneratorëve e qeverisë dhe doganat e drogës, Dallëndyshja e Shullazit do bënte shtesë këtu nuk do të prishte.

 

Duhej të kishte një lajmërim 45 ditë më përpara. Çdo qytetar nuk merr dot shërbim sot sepse e diela është pushim në administratë. Por këto janë të etur për të shkatërruar. Nuk ka lidhje me resortin me turizmin, vetëm me denoncimet që i janë bërë kësaj qeverie dhe paniku që e ka zënë.

Nuk pyet sa dëmtohet Shqipëria, qytetarët apo terrorizohen fëmijët. Vjedhja e pronës nga kjo qeveri është një sistem, e kemi parë me qytetarë të thjeshtë kudo. Këto reagime diktatoriale të regjimit mafioz që ka në thelb drogën, që e prekët me denoncimet për doganat, lidhja e tij me drogën është arsyeja pse është në pushtet, ndaj është reagim.

Rama do të marrë ndëshkimin e merituar. Nuk mund të shkatërrosh imazhin e shtetit e të terrorizosh fëmijët, qytetarët, biznesin, uristët. Rase të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë me mediat. Sot askush nuk e duron dot më këtë qeveri. Asnjë media nuk mudn të heshtë më përballë aferave të kësaj qeverie.

 

Dallëndyshja filloi punë në 9 të darkës në 8 ishte këtu me fadromat. Dallëndyshja e Shullazit është vënë për këtë punë nga Rama, për të shkatërruar prona.

 

Aksioni i opozitës në thelb ka luftimin e shkatërrimit të Shqipërisë, të shtetit ligjor dhe këtu përfshihet shkatërrimi i çdo të drejte njerëzore. Ky është një njeri që nuk ka prodhuar asgjë vetëm shkatërrimin. Fjalët për këtë resort nuk i kemi thënë ne, i ka thënë Edi Rama, sot pse po e shkatërron?

Kambanat bien për çdo media, kambanat bien për zërin ndryshe, për çdo përfaqësues të medias. Çdo përfaqësues i medias duhet të ngrejë zërin. Duhet të bashkohemi të gjithë”, tha Balliu

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...