Meta, thirrje qytetarëve për protestë tek inceneratori i Tiranës: Koka e kësaj afere, kryeministri Edi Rama!

Tuesday, 13 September 2022 14:02

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve sot të bashkohen në protestën që do të mbahet përpara inceneratorit të Tiranës, sidomos, siç theksoi ai, “ qytetarët e kryeqytetit, që janë të parët që vidhen përmes kësaj afere mafioze që çdo ditë gjeneron miliona euro për persona në kërkim në mbrojtjen e kokës së kësaj afere që është kryeministri aktual Edi Rama."

"Edhe pak orë na ndajnë nga protesta në vendngjarje dhe në vend krim, tek inceneratori i Tiranës në orën 18:00, - tha Meta. - Me këtë rast dua t'i falënderoj të gjithë qytetarët që kanë shprehur sensibilizimin e tyre lidhur me këtë çështje, sidomos qytetarët e kryeqytetit, që janë të parët që vidhen përmes kësaj afere mafioze që çdo ditë gjeneron miliona euro për persona në kërkim në mbrojtjen e kokës së kësaj afere që është kryeministri aktual Edi Rama
Ndaj edhe njëherë dëshiroj t’i ftoj të gjithë qytetarët të jenë sot të pranishëm në këtë skenë krimi, që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe përmes mashtrimeve të qeverisë dhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji, për t’i thënë “mjaft”, kësaj historie që e ka katandisur vendin tonë të jetë ndër të parët në botë për korrupsionin ryshfetin, kapjen e shtetit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...