Meta: 67% e sasisë së ujit humbet ose vidhet

Diel, 25 September 2022 16:12
Ilir Meta akuzoi sot qeverinë se ka dështuar me menaxhimin e sektorit të ujësjellësave dhe kanalizimeve

 

 

Në një konferencë për mediat Kryetari i Partisë së Lirisë tha se uji që humbet ose vidhet sot është në nivelin 67%. Meta bëri përgjegjës kryeministrin Rama për këtë situatë

“Të gjithë do të preken nga vendimet e fundit pavarësisht nga demagogjia e qeverisë. Pasojat e vërteta dhe më të rënda, përfshi edhe vendimin e fundit për rritjen marramendëse të çmimit të energjisë, vijnë si rezultat i mungesës së përgjegjësisë së një artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit. Asnjë justifikim nuk qëndron. Le të marrim në konsideratë situatën me menaxhimit e ujit të pijshëm. Edhe ai ka efektin e vet në këtë dështim të çështjes së energjisë. Dështimet e jashtëzakonshme në këtë sektor, pavarësisht se premtoi që do garantonte 24 orë ujë, është spektakolar. Uji për të cilin nuk merren të ardhurat është shumë i lartë, 67% e tij, humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi”, tha Meta.

Modifikuar më Diel, 25 September 2022 20:39

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...