‘Alarmante’/ Xhixho: 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë! Pseudoreformat, rrugë pa krye

Tuesday, 27 September 2022 14:33

 

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho deklaroi sot se ajo që po ndodh në universitetet e vendit është alarmante, ku në prag të vitit të ri akademik, kemi 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë.

Në një deklaratë për mediat, Xhixho theksoi se pavarësisht iniciativave, ka degë që rrezikojnë të mbyllen.

 

Deputetja deklaroi më tej se arsimi është lënë pas dore për vite të tëra dhe se pseudoreformat e ‘qeverisë Rama’ e kanë çuar në një rrugë pa krye.

Deklarata e plotë:

Ajo që po ndodh në universitetet e vendit është alarmante.

Gjithnjë e më pak studentë ulen në auditore, sepse çdo ditë këtij vendi i ikin të rinj.

Shifrat e publikuara nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore nxjerrin ne pah fakte tronditëse për arsimin universitar

● Në prag të vitit të ri akademik, kemi 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë.

Ndërkohë në 5-vjeçarin e fundit vihet re një rënie e numrit të studentëve me rreth 8 mijë studentë pak të regjistruar.

● Degët e shpallura prioritare nga qeveria nuk po zgjojnë asnjë interes. Pavarësisht iniciativave, ka degë që rrezikojnë të mbyllen.

● Interesi për disa degë e bën akoma më të zymtë parashikimin për të ardhmen. Studentë që regjistrohen në degë si anglishtja dhe gjermanishtja janë të rinj që planifikojnë të ikin sapo të mbyllin studimet.

● Në universitetet e rretheve, gjendja është akoma më trishtuese. Në asnjë prej tyre nuk është plotësuar të paktën gjysma e kuotave.

Universiteti “Eqerem Çabej” i Gjirokastrës, i ndjekur nga Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shënojnë numrin më të ulët të regjistrimeve në raundin e parë të aplikimeve.

Një pjesë e programeve mësimore në këto universitete ende nuk plotësojnë një numër minimal prej 5 studentësh të regjistruar për degë.

1- Universiteti i Gjirokastrës

Universiteti i Gjirokastrës ka plotësuar vetëm 32% të kuotave.

Degët e mësuesisë kanë një numër të papërfillshëm regjistrimesh, ku kryeson Gjuha dhe Letërsia Shqipe me vetëm 1 regjistrim, e ndjekur nga Histori-Gjeografia me 2 regjistrime dhe Biologji-Kimia me 3 regjistrime.

Në këtë universitet, dega më e preferuar rezulton të jetë Infermieria e Përgjithshme.

2- Universiteti i Korçës

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë ka plotësuar deri tani vetëm 37% të kuotave. Degët me më pak kërkesa janë ato të mësuesisë, me vetëm me 3-6 regjistrime .Më keq është matematikë-fizika që nuk ka asnjë regjistrim.

3-Universiteti i Elbasanit

Në raundin e parë janë regjistruar 924 studentë nga 2386 kuota në total. Degët më problematike figurojnë ato të mësuesisë, me 1-5 studentë për degë.

4-Universiteti i Shkodrës

Në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër janë plotësuar rreth 45% e kuotave.

Arsimi është lënë pas dore për vite të tëra.

Pseudoreformat e qeverisë “Rama” e kanë çuar në një rrugë pa krye.

Tregu kaotik i punës, pa qëndrueshmëri dhe pa politika orientimi për të rinjtë, nuk zgjon interesin e studenteve. Mundësitë e pakta të punësimit, pagat e ulëta dhe mosfinancimi i kërkimit shkencor nuk kënaqin ambicien e më të mirëve, të cilët Europa po na i merr përditë.

Kjo qeveri nuk po e sheh zhvillimin te arsimi, por te krimi. Arsimi duhet të kthehet në prioritet kombëtar.

Është e vetmja mënyrë për të luftuar sot boshatisjen e shkollave dhe universiteteve , kemi nevojë për vendimmarrje të forta dhe të përgjegjshme sot pasi nesër do të jetë vonë!

Modifikuar më Tuesday, 27 September 2022 14:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...