Biznesi i vogël në takimin me Berishën: Protesta dhe greva! Kjo qeveri anti-biznes duhet ndalur!

E mërkurë, 05 October 2022 18:47
Bizneset e vogla të tyre, si kurrë më parë në këto 30 vite. Ata akuzuan politikat anti-biznes të qeverisë Rama të cilat kanë bërë që numri i bizneseve që mbyllin aktivitetin të arrijë shifra rekord. 
 
Shqetësimet që ngritën ishin: Rritja e taksave bashkiake, dyfishimi i detyrimeve shoqërore krahasuar me 2013, trefishimi abuziv i çmimit të karburantit dhe çmimit të energjisë elektrike, ndryshimi i shpeshtë i kuadrit fiskal e rregullativ që shkon deri në 23%, konkurrenca e pandershme nga qendrat tregtare si dhe kostot e fshehta të fiskalizimit.
 
Sipërmarrja e vogël shqiptare i ka akuzuar fuqimisht politikat anti-biznes të Qeverisë Rama të cilat e kanë falimentuar masivisht. 
Sipërmarrësit e vegjël, fermerët dhe bizneset familjare shqiptare kanë akuzuar qeverinë Rama për “lënien në rrugë”, sipas tyre, duke mos u mundësuar mbështetjen e premtuar si pas tërmetit ashtu dhe gjatë pandemisë. 

Me rritjen abuzive nga shteti, të çmimit të energjisë dhe naftës, biznesi vogël vë alarmin se po shkon drejt falimentimit total. Bizneset e vogla dhe të mesme dëshmojnë për një situatë alarmante edhe të burimeve njerëzore. 

Emigrimi masiv i popullatës ka bërë që biznesi të hasë në pamundësi për të gjetur forcë punëtore të kualifikuar por dhe sezonale, çka ndikon dhe më negativisht në këtë vrasje masive të shpirtit sipërmarrës shqiptar. 

Përballë kësaj qeverie që refuzon të reflektojë, sot biznesi i vogël shqiptar shprehet se ka vetëm një rrugë: "Protesta, protesta, protesta"!

Partia Demokratike do t’i qëndrojë në krah kësaj thirrjeje jetike për biznesin dhe për mbarë ekonominë e vendit duke bashkërenduar çdo aksion të sajin. 

Përfaqësuesve të Shoqatës së Biznesit të Vogël, Kryetari Berisha i garantoi se paralel me organizimin elektoral në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, PD do të mbështesë fuqimisht dhe me çdo mjet, çdo lëvizje qytetare, sindikaliste, akademike apo biznesi e cila kërkon t’i japë fund politikave anti-kombëtare e shpopulluese të Edi Ramës. 

PD e konsideron mbrojtjen e biznesit të vogël si një objektiv madhor të aktivitetit të saj politik dhe i bën thirrje çdo sipërmarrësi e familjari që ka një biznes të vogël, që të reagojë fuqimisht në çdo treg, në çdo lagje, në çdo qytet e në çdo sektor të aktivitetit ekonomik!  Është koha për protesta, për greva, për mbylljen e qepenave, për mbrojtjen e aktivitetin sipërmarrës, për mbrojtjen e mbarë vendit!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...