Berisha bën thirrje: Kandidoni në primaret e PD-së dhe aleatëve. I garantoj për një garë transparente

Premte, 07 October 2022 15:00

 

Konferencën e përjavshme, kryetari demokrat Sali Berisha e mbajti në qytetin e Gjirokastrës.

“Në udhëtimin në këtë qytet, si qëllim më madhor kam bashkëbisedimin me qytetarët e Gjirokastrës, të cilët unë dëshiroj sikundër qytetarët tjerë shqiptarë kudo që janë, të kenë një zë në mediat tuaja. Të shprehin lirshëm mendimet e tyre, pasi sot, i përjashtuari më i madh në këtë vend shtë qytetari shqiptar.

 

Ju jeni dëshmitar se për establishmentin mamuth qeveritar, fjala qytetar po zhduket nga fjalori, fjala fermer nuk ekziston në fjalor. Fjala i ri, student, nuk ekziston. Prandaj ka qenë dhe mbetet qëllimi im, që qytetarët të kenë zërin e tyre,” tha Berisha.

Përpara gazetarëve, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të garojnë sa më shumë në primaret e PD-së dhe aleatëve.

“Natyrisht në këtë tur, vij për t’i informuar qytetarët për ndryshimin që sjell PD. Kur nisëm këtë rrugë, premtimi ynë ishte ndryshimi, si një kusht themelor që forca jonë politike dhe e djathta të vijë në pushtet, pasi ajo kishte humbur disa beteja, ishte bërë e paaftë që të fitonte.

Nëse kjo forcë politike, nuk realizonte ndryshime të mëdha dhe rrënjësore, në kuadrin e këtyre ndryshimeve, ne hyjmë në këtë fushatë elektorale ne hyjmë me një platformë më demokratike se krurë në historinë e vendit, ne hyjmë me platformën e primarëve për qytetarët e parë dhe këshilltarët, parlamentarët lokalë.

Me platformën e primareve ku do votojnë jo vetëm anëtarët, por edhe simpatizantët e PD. Me këtë platformë, ne i japim një frymëmarrje të madhe demokracisë në Shqipëri. Ne nuk heqim dorë nga besimi se vota është themeli i një vendi. Por ajo fillon gjithmonë nga forca jote politike.

Ndaj dhe shfrytëzoj rastin, që t’u bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës dhe të mbarë vendit, të konsiderojnë në mënyrë serioze kandidimin në primaret e PD dhe aleatëve, pavarësisht se janë apo jo anëtarë të PD. I garantoj se do bëhet gjithçka për një garë transparente. Shtoj se ky do jetë një kontribut personal i gjithsecilit në praktikimin e pluralitetit brenda një force politike,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...