Berisha: PD do hapet! Gara në FRPD nuk ishte e përsosur, por e ka pasuruar procesin e rithemelimit

Premte, 07 October 2022 15:03

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në Gjirokastër se PD do luftojë për votën dhe do vazhdojë hapjen e saj.

Ai komentoi edhe garën në FRPD, duke thënë se ajo e ka pasuruar procesin e rithemelimit.

 

“Rithemelimi është në vlerësimin tim, kushti themelor i ekzistencës ose mosekzistencës së PD-së. Unë këtë vlerësoj. PD kaloi një proces të pashembullt në historinë e një force politike, një betejë në rrafshin filozofik, mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Të vërtetës së qenies së saj një forcë e vërtetë politike apo një fasadë-opozitë. Të pranimit të një akuze pa asnjë bazë, fakt apo dokument, apo delegimit të ndërgjegjes së anëtarëve të saj, te tjetri, apo përmbajtjes së të vërtetës me çdo kusht. U gërshetuan këto rrethana. Në fakt, PD shkoi para alternativës: të jetë apo të mos jetë.

Për të mbijetuar, PD kishte si alternativë të vetme ndryshimin e thellë ose ajo duhej të zhdukej si një fatkeqësi kombëtare. Për një opozitë, nuk ka sëmundje më fatale sesa sëmundja e opozitarizmit. Si shfaqet kjo sëmundje? Unë jam mirë, dal para jush, flas në emër të një partie që nuk fiton ndonjëherë, shkoj në shtëpi, dal sërish para jush, bëj një takim, një konferencë, në një orbitë. Kur them për kryetarin, e shtrij në të gjitha nivelet këtë.

Kjo sëmundje është frenuar. Kemi një opozitë që bën gjithçka që bën për të qenë opozitë e vërtetë. Ju garantoj se ka rikthim të plotë në programin e saj dhe nuk lëvizim prej këtij programi.

Premtuam votën në një shoqëri që e kishte humbur sensin e votës. Në një shoqëri ku vota shitej e blihej, ku vota rrëmbehej, në një shoqëri ku qeveria e kthente shtetin në shtet elektoral. Me të drejtë qytetarët mund të thonë se çfarë na duhet kjo. U them që pa votë, nuk ka të ardhme. Edi Rama e zhduku votën nga partia e tij. Ato ndryshime që solli Fatos Nano, i fshiu Edi Rama.

Çfarë bëmë ne? I dhamë fund kryetarokracisë. U garantoj se nuk ka kryetar dege që është zgjedhur me rekomandimin e Sali Berishës, të gjithë janë zgjedhur me votën e anëtarësisë. Hapi i dytë shumë i madh është kjo që do bëjmë me kryetarët e bashkive, do votojnë edhe simpatizantët e PD-së, jo vetëm anëtarët, sipas listave që do bëjnë seksionet e PD, jo kryesia apo kryetarët.

A po përpiqemi ne që të ndryshojmë këtë forcë? Po. A duhen ndryshime të tjera? Po. PD duhet të hapet gjerësisht dhe do hapet. Unë jam njeri që persistoj. Gabojnë ata që thonë se unë i harroj ato që i them. Sepse unë para se t’i them i besoj.

Unë do bëj gjithçka që PD të hapet ndaj të rinjve. Patëm një garë të paparë në Shqipëri. 6 të rinj kandiduan, asnjë prej tyre me kërkesë nga sipër, secili me dëshirën e tij. Plotësonin çdo kusht dhe i qëndruan garës deri në fund. Kjo garë kishte dy specifika, më pluralja dhe me zero ndërhyrje nga kryetari apo kryesia e PD.

A ishte e përsosur gara? Jo, patën ankesa dhe secila do shqyrtohet një e nga një. Por ata e pasuruan procesin e rithemelimit me garën që bënë,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...