Ambasadori amerikan në Beograd: Serbët kur ‘të zgjohen’ do të shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën!

Tuesday, 11 October 2022 10:43


Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill është shprehur se Beogradi është në rrethana specifike kur bëhet fjalë për të parë sanksionet kundër Rusisë.

I ndalur tek dialogu Prishtinë-Beograd, ai tha se vendet perëndimore kërkojnë që tu përmbahen dialogut , të ulin tensionet dhe të krijojnë hapësira për të arritur marrëdhënie normale.


Hill tha se qoftë në këtë shekull apo në shekullin tjetër, “serbët kur të zgjohen do të shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën për vete” dhe për këtë, siç tha ai, shpreson që normalizimi do të arrihet ndërkohë për të vazhduar me gjërat që kanë rëndësi për qytetarët.

Më tej ai theksoi se Serbia duhet ti bashkohet sanksioneve kundër Moskës, duke shtuar se gjithçka fillon me pavarësinë energjetike dhe se duhet të ketë zgjedhje të ndryshme.

“Një nga arsyet e shqetësimit tonë në bashkëpunim me Serbinë tani është sjellja e Rusisë sepse ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas. Ajo që Putini ka bërë me Rusinë është një Rusi e ndryshme nga ajo që mbaj mend. Nuk është më vendi që ka poezia më e madhe, laureatë të shumtë Nobel, … kjo është një lloj tjetër Rusie dhe unë mendoj se ne duhet të jemi gati për këtë dhe se forma më e mirë e përgatitjes është që ne të gjithë të punojmë së bashku edhe më afër”, tha Hill.

Në pyetjen se cili do të ishte vendimi më i mirë që mund të merrte Serbia në këtë situatë, Hill tha se më së miri do të ishte të lidheshim me vendet perëndimore, të fokusohemi në atë që mund të bëhet tani dhe të vazhdohet në atë drejtim. “SHBA-ja me të vërtetë dëshiron të qëndrojë pranë Serbisë, të cilën ne e shohim si mike, partnere historike dhe në varësi të asaj që Serbia do të ndërmarrë, ajo mund të bëhet aleate jonë në të ardhmen, por kjo do të jetë një pyetje për Serbinë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...