Berisha: ‘Non grata’ Britanike është në rishqyrtim, ata e njohin të drejtën Europiane

E Enjte, 13 October 2022 23:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pyetur në ‘Opinion’ në lidhje me ‘non gratën’ e SHBA është shprehur se qeveria nuk ka dhënë dot asnjë fakt konkret.

I pyetur edhe për ‘non gratën’ e Britanisë së Madhe, Berisha është shprehur se kjo çështje është në rishqyrtim. Duke folur në ‘Opinion’, Berisha u shpreh se Britania e njeh të drejtën Europiane.

 Qeveria amerikane nuk ka dhënë dot asnjë fakt konkret. E kanë se kanë praktikë, merr pak të gjithë motivacionin e atyre që janë sanksionuar edhe 2 muaj përpara, pasi për gjithë secilin kanë 3-4 faqe me afera.

Me këtë njeri, Sali Berisha ka cenuar sigurinë e Britanisë së Madhe.

Britania ka një gjë. Ka transparencë më tepër. Këtu erdhi një gazetar i Times. Erdhi gazetari dhe pyeti, e aty mora vesh shumë gjëra për Fation Dautin, pasi nuk e njihja fare. Aty mora vesh se ky qenka i përzënë nga Britania e Madhe, por nuk kishte asnjë akuzë. Ky është konsideruar i rëndësishëm në rrjet atje, por nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tij.

Gazetari shumë korrekt shkruante, se ‘takova përfaqësues të PD dhe më thanë se ky njeri nuk ka asnjë funksion në PD’. Ky qytetar shqiptar ka paditur qeverinë e Britanisë në gjykatë dhe pret heqjen e ndalimit.

Edhe vetë letra e Mbretërisë së Bashkuar ishte më transparente, pasi nxori Damir Fazlliç. Ky njeri nuk ka asnjë çështje penale në Britani. Ky erdhi me kompaninë lobuese nga SHBA, e mori pjesë në fushatë. Më pas, ai vendosi të bërë biznes në Shqipëri dhe mua nuk më ka bërë asnjë kërkesë.

Akuza thoshte se keni pasuruar Fazlliçin, kur në fakt ai ka marrë dhjetëra milionë euro nga Edi Rama.

Kjo që ka bërë ambasadori britanik është një akt i mirëfilltë korruptiv i ndikuar nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe Lulzim Basha.

Unë kam dokumente për këto që them. Britania e Madhe ka të parashikuar në ligjin e vet, procesin e rishqyrtimin. Është në rishqyrtim. Ata kanë çdo gjë përputhje me shteti ligjor. Britania e Madhe e njeh të drejtën Europiane, që do të thotë se Gjykata e Strasburgut është gjithnjë e mundshme’, - tha gjatë emisionit ‘Opinion’ kreu i PD-së, Sali Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...