Berisha: Të gjithë të rinjtë të ngrihen në protestë për vrasjen e Lear Kurtit

E Enjte, 20 October 2022 13:13

Kryetari demokrat, Sali Berisha foli për mediat jashtë sallës së Kuvendit, pasi atij nuk iu lejua që të fliste në foltoren e Kuvendit, ku kërkoi 1 minutë heshtje për të riun Lear Kurti.

“Kriminelë me uniformë i morën jetën të riut Lear Kurti. Kjo është një vrasje shtetërore e shëmtuar, e banditëve të Edi Ramës dhe ministrit të tij të familjes, Çuçi.

 
Me këtë rast, unë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së të riut Lear Kurti.

Por shpreh revoltën time më të fuqishme ndaj këtij akti kriminal të përsëritur të vrasësve me uniformë, për të cilët nuk ekziston asnjë lloj norme, ligji apo morali. Ky është akti i disatë që vrasës me uniformë u marrin jetën të rinjve në rrugë, në makinat e policisë apo komisariat. Ky akt i shëmtuar është një dëshmi tjetër se Shqipëria qeveriset nga një bandë e udhëhequr nga Rama dhe miku i familjes, Çuçi.

Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë të rinjve të ngrihen fuqishëm në një protestë të madhe, të protestojnë kundër kësaj vrasje mizore, kundër kësaj vrasje me torturë, e kanë vdekur në makinën e policisë. E kanë çuar të vdekur në spital. Nuk kanë kryer as gjërat më minimale dhe siç e patë ju, parlamenti i tyre refuzoi të mbajë një minutë heshtje. Qëndroi në anën e vrasësve, jo të viktimës.

Edhe ky është një akt i shëmtuar. Nuk ka sesi, nuk janë rastësi këto përsëritje periodike. Policia është e mbushur me vrasës dhe trafikantë, është e mbushur me patronazhistë kriminelë. Ndaj ndodhi këto. Po të marrësh vrasjet nga policia në harkun 18-mujor, janë më të shumta se në SHBA dhe Europë të marra së bashku.

Ndaj këtu mbetet vetëm protesta dhe përballja me këta hajdutë për shpëtimin e jetës,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...