Berisha: Rama gjenerator negativiteti, firmos vetëm shkatërrime dhe largime nga Shqipëria

E Enjte, 20 October 2022 20:23
 
Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se kryeministri Edi Rama është një gjenerator negativiteti.

“Janë të paktën shekuj mbrapa, kryekëput antishqiptare dhe jashtëzakonisht të rrezikshme për të ardhmen e vendit. Ky njeri, gjenerator negativiteti, me ardhjen në pushtet betejën kryesore e ka bërë me artistët. Bëri gjithçka gjersa rrënoi Teatrin, simbol i kombit.

Ky njeri ruan, konservon për artistët atë qëndrim që mbanin etërit e tij ndaj tyre. I ati ishte skulptor, por firmosi të varin një poet në vitin 1988. Ky s’mund të firmosë varje më, por shkatërrime Teatrosh, firmos rrënime të universiteteve.

Pra, ky nuk firmos dot varje, por firmos largimin masiv të mjekëve nga Shqipëria. Rrënimin me shpejtësi katastrofale të sistemit shëndetësor dhe u thotë shqiptarëve ka mungesë për 40 mijë mjekë. Mjeran me aleksi, nuk lexon dot.

Italia është në vendin e dytë për numrin e mjekëve, por kërkon 40 mijë që të dalë në vendin e parë, të dalë para Gjermanisë. Italia ka 4 mjekë për 1 mijë banorë.

Shqipëria kishte 1 mjek për 600 banorë, tani e ka për 1100 banorë. Notere e vdekjeve masive të shqiptarëve. Mos më fol pas shpine. Atë që i ke bërë ti kombit me Covidin, ti qosh.

Ky nuk firmos dot për të vrarë poetin, por për të larguar masivisht studentët nga universitetet,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...