Berisha: Së shpejti data e protestave! Jam për bashkim të plotë të PD-së

Premte, 21 October 2022 13:50

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se shumë shpejt do përcaktohet data e nisjes së protestave.

“Po shkojmë drejt përcaktimit të ditës së nisjes së protestave. Ky përcaktim do jetë shumë i afërt dhe do ua komunikojmë. Sot situata po bëhet shumë e padurueshme. Gjendja ekonomike përkeqësohet me shpejtësi.Vjedhjet dhe mashtrimet e qeverisë bëhen të pakufishme. Biznesi dhe shtresa e mesme, pas zhytjes në mjerim të shtresës së varfër, janë kurbanët e radhës dhe kërkojnë mbrojtje,” tha Berisha.

 
 Sipas tij, negociatat për bashkimin e PD po vazhdojnë pozitivisht.“Unë jam për një bashkim të plotë të PD-së. Ky grup i ka të hapura dyert, si për bashkim të plotë, si për fraksion. Ne kemi një nen, nenin që i lejon fraksionet. Nëse ky grup vendos të krijojë fraksion, nuk më merr leje mua, e ka statuti, e ka votuar kuvendi i PD. E them këtë për të qartësuar se rrugët janë plotësisht të hapura. Ka mendime të hapura se çfarë do zgjedhin dhe si do zgjedhin,” tha Berisha.

I pyetur për votimin e mbrëmshëm të disa deputetëve të PD, Berisha tha se ata gabuan.

“Unë mendoj se deputetët që votuan, kanë bërë një gabim sepse deputetët që votuan, përpara duhet të njiheshin me tekstin e ligjit që është dorëzuar në parlament. Gjykoj se ky tekst përbënte bazën më serioze, më të domosdoshme dhe më të mbështetur nga shoqëria shqiptare, më të konsultuar me të përndjekurit politikë. Ideja se u hapën për herë të parë dosjet është një mashtrim fund e krye. Me ligjin e vitit 2008, dosjet kanë qenë të hapura pa kufizim për çdo individ,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...