Vrasja e Lear Kurtit/ Berisha: Ardi Veliu bëri autopsinë në shkelje të ligjit

Premte, 21 October 2022 14:40

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e nisi konferencën e të premtes duke u ndalur sërish te vrasja e Lear Kurtit.

Ai tha se asnjë rregull nuk është respektuar në hetimin e vrasjes së Lear Kurtit

 

“Një 32-vjeçari iu mor shpirti nga patrulla e Policisë së Shtetit. Lear Kurti po kthehej në banesën e tij, iu kërkua të ndalonte dhe e besueshme, ajo që thotë policia, se nuk ndaloi. Por Lear Kurti nuk ishte i armatosur. Lear Kurti nuk po kryente asnjë vepër flagrante.

Në vendin ku u ndalua dhe në të gjithë zonën, kishte kamera të panumërta, me të cilat mund të identifikohej pa asnjë vështirësi. Por pavarësisht nga këto, patrulla e policisë u vërsul drejt tij, e ndoqi dhe si përfundim e çoi të vdekur në komisariat. Sipas të dhënave nga një keqtrajtim brutal dhe terror i vërtetë ndaj tij.

Asnjë rregull nuk është respektuar në hetimin e kësaj vrasje. Në hetimin e kësaj barbarie ndaj një njeriu. Të supozojmë se këtij i ndaloi zemra vërtet, por për të faktuar këtë gjë, duhej korrektesa absolute në çdo hap. Nuk vdes natyralisht një i ri 32-vjeçar. Ka injorancë të kriminelëve që shpallin një gjë të tillë. Është përjashtim i të gjitha përjashtimeve,” tha Berisha.

“Çfarë ndodhi pas kësaj? Gjithçka u bë po kaq e shëmtuar sa krimi.

U vërsulën kriminelë të tjerë me uniformë, me në krye Ardi Veliun, për të falsifikuar dhe deformuar çdo të dhënë. Njoftuan se të riun e dërguan në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë në spital. Ndërkohë që e dërguan kufomë, e dërguan të vdekur në spital. Dhe u përgënjeshtruan nga spital menjëherë.

Në kundërshtim absolut me praktikën e hetimit, ndërmorën autopsinë sikur të ishin klandestinë, në ora 4 të mëngjesit. E palejueshme për një akt autopsie, sidomos kur thua për vdekje natyrale.

Që një autopsi të japë rezultatin e pritshëm, duhet lënë të paktën 12 orë. Kur vdes një 32-vjeçar, që është subjekt i një hetimi, autopsia bëhet nga grup ekspertësh dhe jo nga një ekspert i vetëm nën terrorin e Ardi Veliut. Jo një ekspert i vetëm,” tha ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...