Korrupsioni/ SPAK merr të pandehur motrën e Dallëndyshe Bicit. Elona Gogo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera

Saturday, 22 October 2022 08:25

Elona Gogo, motra e drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, është marrë e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

 

Akuza i është komunikuar dy ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, e cila në finale të një hetimi 3-vjeçar zbuloi shkelje të kryera në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

 

Sipas SPAK, Elona Gogo, ish-kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave, në ARRSH, në kundërshtim me ligjin skualifikoi nga gara kompaninë Gjoka, duke favorizuar atë fituese.

Burimet konfirmuan se Gogo, e cila ka mbajtur pozicione të ndryshme në administratën publike dhe institucione të rëndësishme shtetërore, u paraqit në institucionin e akuzës dy ditë më parë e shoqëruar nga avokati i saj Sokol Hazizaj. Pasi është njohur me aktet, ka deklaruar se brenda afatit 10-ditor do të paraqesë argumentet e saj kundër akuzës.

Për të njëjtin tender, pritet t’i komunikohet akuzë edhe ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato. Ish-zyrtarja ishte ftuar nga SPAK për t’u njohur me rezultatet e hetimit me datë 20 tetor, por nuk u paraqit, për arsye shëndetësore.

Burimet thanë se ish-zyrtares pritet t’i dërgohet një fletëthirrje e re nga ana e Prokurorisë. Hetimi për abuzime me tenderin e rrugës, Kardhiq-Delvinë nisi pas kallëzimit të kompanisë Gjoka, e cila merrte pjesë në tender për ndërtimit e njërit prej lotëve.

Kompania në fjalë kishte paraqitur mes të tjerash edhe një dokument, përmes të cilit kishte ndërtuar 70 për qind të tunelit në rrugën e Arbrit, rrugë që po e ndërton me koncesion.

Atëkohë, drejtoresha e Autoritetit Rrugor ngriti një grup pune për të verifikuar volumet e punimeve në tunel e duke vlerësuar se dokumenti i paraqitur nga Gjoka përmbante të dhëna jo të sakta u vendos skualifikimi i kompanisë nga tenderi i Kardhiq-Delvinës.

Për shkak të përplasjes së fortë më kompaninë në fjalë, Sonila Qato dha dorëheqjen. Ajo u pyet pak ditë më parë në prokurorinë e posaçme ku dha shpjegimet e saj për çështjen.

‘News 24’ pyeti SPAK në lidhje me ecurinë e këtyre hetimeve, por ky institucion u shpreh se do të dalë me një njoftim zyrtar pasi të përmbyllë të gjitha procedurat e hetimit.

Modifikuar më Saturday, 22 October 2022 08:26

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...