Berisha: Rama riktheu kontrollin qeveritar te universitetet! Rrëmben fondet...

Hënë, 24 October 2022 18:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me të rinjtë studentë në selinë blu.

Berisha shprehet se kryeministri Rama ka rikthyer kontrollin qeveritar tek universitetet ndërsa shtoi se ai rrëmben fondet.

“Universitetet në histori kanë patur rol përcaktues në të ardhmen dhe zhvillimin e një kombi. Ato kombe që i kanë patur të vona universitetet si ne, ato kanë patur histori shumë të vështira. Kombet me universitetet më të hershme kanë histori lirie.
 
Universitetet janë qendra drite, qendra dije, qendra lirie në kuptimin e debatit të lirë, në kuptimin e autonomisë, në kuptimin e pavarësisë akademike të studentëve dhe pedagogëve të tyre. Kjo është një periudhë shumë e vështirë për universitetet tona. Kjo sepse në këto 8 vite, në mënyrën më të pamerituar u ndoq një politikë absolutisht rrënuese për këto universitete.
U rikthyen nga Rilindja parimet atavike të tejkaluara që nga vitet ‘70-‘80 të shekullit të shkuar në vendet e lira. U rikthye parimi i kufizimit dhe pranimeve të kufizuara në universitete dhe jo i dyerve të hapura të cilin vendet e lira e kanë vendosur nga mesi i viteve ’70 e gjer sot.

U rikthye parimi i kontrollit qeveritar i universiteteve nëpërmjet komisarëve, dikur quheshin kancelarë dhe sot quhen administratorë, të cilët nuk veprojnë në përputhje me interesat tuaja, me interesat e pedagogëve tuaj, me interesat e konsolidimit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, por zbatojnë urdhrat e qeverisë dhe Ministrisë, duke rrëmbyer edhe fondet që krijon universiteti nga burime të ndryshme, përfshirë tarifat tuaja.

E njëjta gjë ndodhi me bordet, u emëruan militantë dhe këto së bashku morën atë që duhet liri akademike.”-tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...