'Banorëve të Astirit po i’u bëhet gjyq politik', Balliu: Prokuroria nuk merret me aferat e qeverisë

Tuesday, 25 October 2022 15:29
 
 

Qindra banorë të zonës së Astirit në Tiranë të cilët kanë protestuar për banesat e tyre vijojnë të kenë çështje të hapura në gjykatë.

Këtë të mërkurë, Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, theksoi se banorëve po iu bëhet gjyq politik, ndërsa kërkoi që prokuroria të hetojë aferat e qeverisë.

Banorët e Unazës së Re vijojnë të kenë çështje të hapura në gjykatë për shkak të protestave të organizuara 3 vite më parë, kur dolën në mbrojtje të banesave të tyre.
 
Nga gjykata Penale e Tiranës, ish deputeti Demokrat Klevis Balliu i cili ka mbështetur kauzën e banorëve të kësaj zone, deklaroi se gjyqet ndaj tyre janë politik.
Ish deputeti Balliu dhe banorët të cilët kishin seancën gjyqësore të radhës u shprehën se prokuroria duhet të hetojë aferat e mazhorancës socialiste,  ndërsa shtuan se qytetarët duhet të ngrihen në protesta ndaj qeverisë Rama.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...