Protesta e 12 nëntorit/ Berisha: Patëm takim shumë të mirë me Metën

E mërkurë, 26 October 2022 14:28

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se pati një takim shumë të mirë me kreun e PL, Ilir Meta.

Sipas tij, opozita po bën gjithçka në funksion të protestës së 12 nëntorit.

 “Sot ne patëm një takim shumë të mirë me zotin Meta dhe zotin Petrit Vasili, drejtues të Partisë së Lirisë.
 
Nesër në një konferencë për shtyp të përbashkët do ju informojmë ju mbi rezultatet e këtij takimi. Tani gjithçka do jetë në funksion të betejës së madhe, në funksion të protestës së 12 nëntorit .Në mbështetje të plotë të lëvizjes sindikaliste të universiteteve, në mbështetje të bizneseve të vogla në përpjekjet e tyre për të mbijetuar në kushtet më të vështira.

Ndaj vendosa sot që të komunikoja datën e protestës dhe do të mblidhet së shpejti Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë, do ketë takime me aleatët, do ketë takime me qytetarët, takime me grupe interesi, takime me të gjithë shqiptarët që mbrojnë kauza të drejta, për t’u bashkuar si kurrë më parë në protestën e madhe të datës 12 nëntor,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...