Meta: PD-PL me një kandidat në çdo bashki, kjo është e padiskutueshme

E Enjte, 27 October 2022 13:26

 

Nga konferenca e përbashkët për shtyp e kryetarit të PD, z. Sali Berisha me kryetarin e PL, z.Ilir Meta, pas nënshkrimit të bashkëpunimit për zgjedhjet vendore 2023.

Pyetje: Ligji ju detyron që nëse garoni si koalicion në zgjedhjet vendore të 2023-it, listat për këshillat bashkiakë duhet të jenë unike. Si do të bashkëpunojë PL dhe PD për këtë çështje?

 

Ilir Meta: Nuk jemi këtu për t’u marrë me çështje teknike. Në çdo rast, PD dhe PL do të kenë një kandidat në çdo bashki të vendit. Kjo është e padiskutueshme dhe i ftojmë të gjithë ata që janë në opozitë të jenë bashkëpunues në këtë drejtim, sepse ky është qëllimi më i rëndësishëm dhe më kryesor i opozitës sot dhe i asaj që kërkojnë të gjithë qytetarët shqiptarë nga kjo opozitë.

Për sa i takon çështjes së primareve, unë e kam përshëndetur prej kohës si një risi, kjo është një çështje që ka nisur prej kohësh nga ana e PD-së. Mund të ketë pasur diskutime të ndryshme ashtu siç edhe unë e kam bërë të qartë, që duhet të jemi të kujdesshëm sepse pavarësisht nga risia jemi në kushtet e një regjimi mafioz që merret vetëm me diversione, që merret me përpjekje për të postuar vëmendjen nga skandalet e tij dhe për të krijuar probleme të paqena, brenda opozitës.

Po tani ky është një tren që është nisur, ne këtë gjë e dimë, qëllimi ynë kryesor duhet të jetë fitorja e zgjedhjeve të ardhshme vendore, duhet të jetë triumfi i vullnetit të qytetarëve në pushtetin vendor, njëkohësisht dhe të gjitha përpjekjet për t’u mundësuar atyre përmes primareve një proces transparent, pra që nuk del më kryetari as nga xhepi i kryetarit, as nga zarfat që i shkojnë kryetarit, por del si rezultat i një ballafaqimi konstruktiv, pozitiv, në raport edhe më opinionin publik.

Prandaj është koha për të parë interesin më të madh të opozitës, të vendit dhe mbi të gjitha të demokracisë e cila është plagosur shumë rëndë dhe diskutuar në mënyrë të arsyeshme brenda këtyre parimeve për zgjedhjet më të mira. Çdo vonesë i shërben regjimit që po bën çdo gjë për të mbajtur peng dhe të ashtuquajturën reformë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...